web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ndarë në 89 paketime me vakum/ Kapet sasi e madhe kanabisi në aeroportin e Rinasit

3 Korrik 2026, 21:21, Kronika CNA

E ndarë në 89 paketime me vakum/ Kapet sasi e madhe kanabisi në

Një sasi e madhe lëndë narkotike, është kapur e fshehur në 2 valixhe në aeroportin e Rinasit.

Sipas raportimeve, 46 kilogramë kanabis ishte e ndarë në 89 paketime, ndërsa dyshohet se vinte nga Kanadaja. Identiteti i personave të përfshirë në trafikimin e drogës ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet.

Ndër të tjera raportohet se lënda narkotike u zbuluara gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të linjës së fluturimit Toronto-Tiranë. 

Njoftimi i plotë:

Goditet një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”

Në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, Administrata Doganore, përmes Doganës Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, goditi një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto – Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme. Pas kontrollit fizik të kryer në prani të poseduesve të bagazheve, u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis sativa, të ndara në 89 paketime.

Rasti po ndiqet nga strukturat kompetente të Policisë së Shtetit, të cilat vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të çdo veprimtarie tjetër të paligjshme. /CNA





Lajmet e fundit nga