web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përplas nga një automjet në aksin Lezhë-Milot/ 66-vjeçari niset drejt Traumës

4 Korrik 2026, 10:17, Kronika CNA

U përplas nga një automjet në aksin Lezhë-Milot/

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një 66-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë, shtetasi P.N., ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Subash. Një automjet humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh. /CNA





Lajmet e fundit nga