web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgatitja e biznesit për integrimin në BE/ Rama: Do të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen

6 Korrik 2026, 11:43, Politikë CNA

Përgatitja e biznesit për integrimin në BE/ Rama: Do të

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e programit kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se ky program është krijuar për të mbështetur sipërmarrjen shqiptare, pasi, sipas tij, kjo sjell dhe vende të reja pune dhe rritje ekonomike.

Ndër të tjera theksoi se çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm do të ketë financim dhe mbështetje nga qeveria.

"Ne jemi angazhuar në krijimin e këtij programi kombëtar që do ta mbështesim dhe me ekspertizën e UNDP-së, për të asistuar sipërmarrjen shqiptare. Jemi në kushtet ku duhet të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen sepse ky është sistemi i krijimit të vendeve të reja të punës nga sipërmarrja. Pa sipërmarrësin ka vetëm iluzione dhe humnera. Ne duam që sipërmarrja e vogël dhe e mesme shqiptare të ketë sot shansin që nëse ka kapacitetin e kurajës, të idesë për të nesërmen, të ketë mbështetjen tonë.

Mbështetja jonë për këtë kategori është domethënëse dhe do të konkretizohet me programin 'Dyfisho sipërmarrjen tënde'. Çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm do të ketë financim me mbështetjen e qeverisë falë linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë për interesa të ulëta dhe financim domethënës. Nuk do të ndalemi te një kuotë si ajo që kemi parashikuar. Nëse do të duhet më shumë do të ketë më shumë.

Një tjetër aspekt në këtë rrugëtim është rritja dhe fuqizimi i 'start up'-eve në Shqipëri. Ju kemi thënë të rinjve që ne do të rrisim financimin në mënyrë proporcionale me rritjen e aplikimeve. Duam të organizojmë një cikël prej qindra trajnimesh dhe të rrisim certifikimin sipas standardeve të BE-së", tha kryeministri. 

Rama theksoi gjatë fjalës së tij dhe nevojës për informim të sipërmarrjes lidhur me atë se çfarë vjen me përfshirjen në tregun e madh europian.

"Sipërmarrja ka nevojë për dije dhe të gjithë kemi nevojë për informim. Të dimë se çfarë vjen me përfshirjen në tregun e madh europian. Bëhesh një sipërmarrës brenda BE-së, vlejnë njësoj rregullat dhe standardet, por edhe shanset në hapësirën e lirisë së konkurrencës. Është sfidë e madhe që vjen me mundësi të mëdha, por edhe rreziqe të mëdha", u shpreh ai. /CNA





Lajmet e fundit nga