Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri
Teksa udhëheqësit e NATO-s po përgatiten për samitin në Tu...

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, ishte i pranishëm në seancën dëgjimore të Komisionit të Reformës Zgjedhore lidhur me efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor, sfidat e evidentuara në praktikë dhe propozimet për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve.
Çela është shprehur se disa nga dispozitat e kreut X të Kodit Penal duhet të rishikohen për të përcaktuar më saktë rastet me rrezikshmëri të lartë për procesin zgjedhor, që, sipas tij, do të mundësonte një përgjigje penale më proporcionale.
“Kuadri ligjor për veprat që cenojnë zgjedhjet e lira. Disa nga dispozitat e Kreut X të Kodit Penal mund të rishikohen për të përcaktuar më qartë kur sjellja paraqet rrezikshmëri më të lartë për procesin zgjedhor, duke parashikuar si rrethana rënduese apo forma të cilësuara rastet kur veprat kryhen ndaj më shumë se një zgjedhësi e të tjera. Parashikimi i formave të cilësuara dhe rishikimi përkatës i masave të dënimit do të mundësonte një përgjigje penale më proporcionale.
Shumë kallëzime apo referime nuk vijnë me të dhëna të mjaftueshme. Kjo nuk do të thotë se kallëzuesi duhet të marrë rolin e Prokurorisë, por informacioni fillestar duhet të jetë sa më i qartë për Prokurorinë. Hetimi i krimit kërkon forcimin e kapaciteteve të hetimit për analizën e pajisjeve elektronike, rrjeteve sociale, materialeve audio dhe pamjeve filmike. Hetimi kërkon mbështetje më të mirë teknike dhe kapacitete të dedikuara për provat digjitale”, u shpreh ai.
Ndër të tjera kryeprokurori u shpreh se një tjetër sfidë lidhet me ngarkesën e përgjithshme të prokurorive dhe mungesën e burimeve njerëzore.
Ai u shpreh se duhet të merret në konsideratë mundësia e krijimit të një rrjeti kombëtar operacional për integritetin zgjedhor.
Sipas tij, kjo do të shërbente si mekanizëm i përhershëm koordinimi, ku Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KQZ dhe Policia të shkëmbejnë informacione mbi rreziqet zgjedhore gjatë gjithë ciklit zgjedhor.
“Një sfidë tjetër lidhet me ngarkesën e përgjithshme të prokurorive dhe mungesën e burimeve njerëzore, pasi disa prokurori vijojnë të funksionojnë nën kapacitetin e tyre organik. Vlerësohet të merret në konsideratë mundësia e krijimit të një rrjeti kombëtar operacional për integritetin zgjedhor, si një mekanizëm i përhershëm koordinimi, ku Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KQZ dhe Policia të shkëmbejnë informacione mbi rreziqet zgjedhore gjatë gjithë ciklit zgjedhor. Mbetet e nevojshme forcimi i kapaciteteve zbuluese, parandaluese dhe hetimore të Policisë së Shtetit për veprat penale që cenojnë integritetin e procesit zgjedhor. Roli i Policisë është thelbësor në çdo aspekt”, tha Çela. /CNA
Teksa udhëheqësit e NATO-s po përgatiten për samitin në Tu...
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit l...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë në detyrë kreun e B...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka folur në seancën...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i prani...
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në seancën e sotme dëg...
Në kuadër të ndryshimeve që po bëhen kohët e fundit në rad...
I pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Reformë...
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Klodjan ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bas...
I pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Reformë...
Disa nga pjesëmarrësit në protestë kanë dorëzuar ditën e s...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka qenë i pranishëm ditën e...
Anëtari i klanit “Duka”, Ilir Selmani, është shoqëruar dit...
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një informacion të përdi...
Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nis...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri sot një a...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Një nga protestuesit që u shoqëruan sot në Komisariatin nr...
Një incident është shënuar gjatë protestës së kësaj të mar...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...