56-të ditë proteste/ Qytetarët me thirrje njëzëri, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Këtë të shtunë po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e...
Këtë të shtunë po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e...

Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nisur pushimet jashtë vendit. Udhëtimet po shtohen nga viti në vit.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën me 14.3%, me Italinë dhe Greqinë që mbeten destinacionet kryesore, ndërsa po rritet interesi edhe për Turqinë, Kroacinë, Spanjën e Portugalinë.
Por përpara rezervimit të biletës lind gjithmonë e njëjta pyetje: ku kushtojnë më pak ushqimi dhe akomodimi?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, Monitor ka përgatitur një guidë krahasuese, bazuar në të dhënat më të fundit të Eurostat për nivelin e çmimeve të restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit sipas fuqisë blerëse.
Indeksi merr si bazë mesataren e Bashkimit Europian (=100). Një vend me indeks 120 është rreth 20% më i shtrenjtë se mesatarja e BE-së, ndërsa një indeks 60 do të thotë se çmimet janë rreth 40% më të ulëta.
Ishulli i akullt me çmimet “e zjarrta”
Në krye të renditjes është Islanda, ku restorantet dhe hotelet kushtojnë 73% më shumë se mesatarja europiane. Një natë në një hotel me standard mesatar në Reykjavik gjatë sezonit veror kushton zakonisht 220-300 euro, ndërsa një vakt për një person në një restorant mesatar varion nga 30 deri në 40 euro.
Pas saj renditen Zvicra (163.1), Danimarka (142), Norvegjia (139.7), Suedia (123.4) dhe Finlanda (121.7), vende ku një fundjavë mund të kushtojë disa herë më shumë sesa në Europën Juglindore.
Edhe destinacione të njohura si Holanda, Luksemburgu, Irlanda, Belgjika, Austria, Franca dhe Italia janë mbi mesataren europiane. Italia, ndonëse një nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve, ka një indeks 110.8, çka do të thotë se restorantet dhe akomodimi kushtojnë rreth 11% më shumë se mesatarja e BE-së.
Greqia, Kroacia dhe Turqia mbeten alternativa më ekonomike
Për shqiptarët që zgjedhin Greqinë, lajmi i mirë është se çmimet janë ende nën mesataren europiane. Me indeks 86.1, restorantet dhe hotelet janë rreth 14% më të lira se mesatarja e BE-së. Një vakt në një tavernë kushton zakonisht 15-20 euro, ndërsa një hotel me tre yje mund të gjendet në shumë zona turistike me 80-120 euro nata.
Edhe Kroacia, megjithëse është bërë më e shtrenjtë pas hyrjes në euro, mbetet pranë mesatares së BE-së me indeks 89.6. Në sezonin veror, një natë në Split apo Dubrovnik mund të kushtojë 120-180 euro, ndërsa një drekë në restorant rreth 18-25 euro.
Turqia vijon të jetë një nga destinacionet më konkurruese. Me indeks 79.3, çmimet e restoranteve dhe akomodimit janë afro 21% më të ulëta se mesatarja europiane. Dobësimi i lirës turke ka bërë që pushimet atje të mbeten tërheqëse për turistët europianë.
Spanja dhe Portugalia, që po fitojnë popullaritet edhe mes shqiptarëve, rezultojnë gjithashtu më të lira se mesatarja e BE-së, me indekse përkatësisht 85.4 dhe 73.6. Portugalia është ndër surprizat e renditjes, duke ofruar çmime dukshëm më të ulëta se shumica e vendeve të Europës Perëndimore.
Në rajon, Mali i Zi ka indeks 66.6, Serbia 65.5, Bosnjë-Hercegovina 59.2 dhe Rumania 59.4, ndërsa Maqedonia e Veriut rezulton vendi më i lirë në Europë për restorantet dhe akomodimin, me indeks vetëm 48.3.
Duhet pasur parasysh se indeksi i Eurostat mat nivelin e çmimeve duke marrë si bazë fuqinë blerëse të secilit vend.
Pra, një destinacion mund të duket i lirë në krahasim me mesataren europiane, por për një familje shqiptare barra reale varet nga të ardhurat që ka në dispozicion. Me pagat ndër më të ulëtat në Europë, pushimet duhen matur jo vetëm me çmimet e destinacionit, por edhe me “xhepin” e atij që udhëton.
Shqipëria, ndër më të lirat në Europë
Shqipëria renditet ndër vendet më ekonomike të kontinentit, me indeks 53.3, duke u pozicionuar si vendi i dytë më i lirë në Europë pas Maqedonisë së Veriut.
Kjo do të thotë se çmimet e restoranteve dhe akomodimit janë rreth 47% më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian.
Ky është një nga faktorët që po e bën vendin gjithnjë e më tërheqës për turistët e huaj. Sipas të dhënave të AirDNA (kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo), Shqipëria vijon të ofrojë një nga raportet më të mira çmim-cilësi në rajon, me apartamente që variojnë nga 43 euro nata në Tiranë, në 70-100 euro nata në bregdet në kulmin e sezonit.
Edhe ushqimi mbetet një nga avantazhet konkurruese të vendit, ndonëse çmimet janë rritur. Sipas Numbeo, në Tiranë një vakt në një restorant të lirë kushton mesatarisht 800-900 lekë, ndërsa një darkë për dy persona në një restorant të nivelit mesatar, me tri pjata, arrin në 4,500 lekë.
Kjo është ende më pak se në kryeqytetet dhe destinacionet kryesore europiane: në Romë një vakt i thjeshtë kushton 15 euro, ndërsa darka për dy persona 60 euro; në Greqi, mesatarja është 15 euro për një vakt dhe 50 euro për dy persona; në Paris, përkatësisht 15 euro dhe 70 euro.
Kosto e lirë e ushqimit dhe interesi i të huajve për gatimet shqiptare kanë rikthyer në modë dhe gatime të shtëpisë por janë kthyer në përvoja kulinare që të huajt i kërkojnë me ngulm, si trahana e zënë me kos, lakrori në saç dhe tava e kosit, por produktet më të konsumuara gjithsesi mbeten byreku, qoftet, me bar Tymi që ka vlerësimet më të shumta nga turistët./Monitor.al
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri sot një a...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Një nga protestuesit që u shoqëruan sot në Komisariatin nr...
Një incident është shënuar gjatë protestës së kësaj të mar...
Reshjet e dendura të kësaj të marte janë shoqëruar me erë ...
Kolonja është përfshirë këtë të martë nga një mot jo vetëm...
Një nga protestuesit e pranishëm sot para Kryeministrisë k...
Këtë të martë po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 31-t...
Terapistja Enkelejda Zelaj ishte e ftuara e episodit të fu...
Disa protestues nuk kanë lënë pa i thënë fjalët e merituar...
Kujtim Cakrani, ish-avokat i ish-presidentit Ilir Meta, ka...
Pas shoqërimit të tyre drejt Komisariatit nr.1 në Tiranë n...
Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një informacion zyrtar m...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dha disa detaj...
Gjykata e Fierit caktuar sot burgim të përjetshëm për Alti...
Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ndau detaje l...
Protesta qytetare e zhvilluar sot para godinës së Kuvendit...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur n...
Partia e Lirisë ka publikuar këtë të martë një letër të is...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...