Marine Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve publike/ Kandidimi në zgjedhjet presidenciale, në rrezik
Gjykata e Apelit në Paris ka konfirmuar vendimin për shpal...
Gjykata e Apelit në Paris ka konfirmuar vendimin për shpal...

Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht në muajt e verës, duke e renditur vendin mes destinacioneve europiane me sezonalitetin më të lartë. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, 42.4% e të gjitha netqëndrimeve turistike në Shqipëri u regjistruan vetëm në korrik dhe gusht.
Eurostat e përfshin Shqipërinë, së bashku me Kroacinë, Greqinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, në grupin e vendeve ku sezonaliteti i sektorit të akomodimit turistik ishte më i fortë gjatë vitit 2025. Të dhënat përfshijnë vendet e Bashkimit Europian, vendet kandidate dhe ato të Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë.
Në vitin 2025, strukturat akomoduese në Shqipëri regjistruan gjithsej rreth 9.7 milionë netqëndrime. Gushti ishte muaji më i ngarkuar, me 23.4% të totalit vjetor, ndërsa korriku përfaqësoi 19%. Edhe qershori dhe shtatori kishin një peshë të konsiderueshme, përkatësisht me 12.4% dhe 12.3% të netqëndrimeve vjetore.
Në të kundërt, aktiviteti turistik ishte shumë më i kufizuar gjatë dimrit. Shkurti përfaqësoi vetëm 2.3% të netqëndrimeve vjetore, ndërsa janari 2.4%. Dy muajt më të dobët së bashku përbënin vetëm 4.7% të totalit vjetor, rreth nëntë herë më pak se pesha e korrikut dhe gushtit. Në gusht, strukturat turistike shqiptare regjistruan rreth 2.26 milionë netqëndrime, krahasuar me rreth 226 mijë në shkurt. Numri i netqëndrimeve në muajin më të ngarkuar ishte kështu 10 herë më i lartë se në muajin më të dobët.
Edhe koeficienti Gini, të cilin Eurostat e përdor për të matur pabarazinë e shpërndarjes së netqëndrimeve gjatë 12 muajve, konfirmon përqendrimin e lartë sezonal. Shqipëria kishte një koeficient prej 0.42, dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 0.25. Vetëm Kroacia, me 0.59, Greqia, me 0.49, dhe Mali i Zi, me 0.45, kishin një shpërndarje më të pabarabartë të aktivitetit turistik gjatë vitit. Sipas një treguesi tjetër, që mat devijimin mesatar të të dhënave mujore nga mesatarja vjetore, Shqipëria regjistroi 5.63 pikë, ndër nivelet më të larta të vendeve të analizuara. Vlera më të larta u shënuan në Kroaci, me 8.14 pikë, Greqi, me 6.64, dhe Mal të Zi, me 5.97 pikë.
Hotelet shqiptare varen në masë të madhe nga vera
Përqendrimi sezonal është i dukshëm edhe në aktivitetin e hoteleve. Eurostat vëren se në Shqipëri, Mal të Zi, Bullgari, Kroaci dhe Greqi, më shumë se gjysma e netqëndrimeve vjetore në hotele u realizuan gjatë tremujorit të tretë, që përfshin korrikun, gushtin dhe shtatorin.
Varësia e lartë nga sezoni veror nënkupton se një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve akomoduese, fuqisë punëtore dhe investimeve turistike përdoren intensivisht për pak muaj, ndërsa gjatë pjesës tjetër të vitit aktiviteti bie ndjeshëm.
Eurostat e lidh sezonalitetin me faktorë mjedisorë, si klima dhe pozicioni gjeografik, por edhe me faktorë shoqërorë dhe kulturorë, përfshirë periudhën e pushimeve shkollore. Gjatë sezonit të pikut, destinacionet mund të përballen me mbipopullim dhe presion mbi burimet, ndërsa jashtë sezonit strukturat mund të mbeten të pashfrytëzuara dhe punësimi të bëhet më i paqëndrueshëm.
Kroacia ka sezonalitetin më të lartë në Europë
Në nivel europian, Kroacia kishte përqendrimin më të lartë të turizmit në sezonin veror. Rreth 55% e netqëndrimeve vjetore u regjistruan në korrik dhe gusht, krahasuar me 43% në Bullgari dhe 42% në Greqi. Në Kroaci, numri i netqëndrimeve në muajin e pikut ishte 41.1 herë më i lartë se në muajin më të dobët, ndërsa në Greqi raporti ishte 20.5 herë.
Mali i Zi kishte gjithashtu një sezonalitet të fortë. Korriku dhe gushti përbënin 40.5% të netqëndrimeve vjetore, ndërsa muaji i pikut kishte 14.4 herë më shumë netqëndrime se muaji më i dobët. Në skajin tjetër ishin Malta, ku vetëm 22% e netqëndrimeve u regjistruan në dy muajt kryesorë, si dhe Gjermania e Finlanda, me nga 24%. Në këto vende, aktiviteti turistik është më i shpërndarë gjatë vitit.
Austria dhe Finlanda përfitojnë edhe nga turizmi dimëror, i cili krijon një sezon të dytë dhe redukton varësinë nga muajt e verës.
Në të gjithë Bashkimin Europian, korriku dhe gushti përfaqësuan së bashku 31% të netqëndrimeve turistike të vitit 2025. Gushti ishte muaji më i ngarkuar, me 501 milionë netqëndrime, ose 16% të totalit, ndërsa korriku regjistroi 460 milionë, ose 15%.
Fluksi në gusht ishte 3.6 herë më i lartë se në janar, muaji më i dobët në nivel europian.
Zgjatja e sezonit turistik dhe shpërndarja më e njëtrajtshme e aktivitetit përgjatë vitit konsiderohen të rëndësishme për konkurrueshmërinë e destinacioneve. Përdorimi më i mirë i infrastrukturës dhe i stafit gjatë muajve me aktivitet të ulët mund të përmirësojë produktivitetin e bizneseve dhe të krijojë punësim më të qëndrueshëm./ Monitor
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Gjykata e Apelit në Paris ka konfirmuar vendimin për shpal...
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terra...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Një hetim i medias britanike “The Sun” pretendon se rrjete...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...