"E dija se çmimi i të folurit lirshëm do të jetë i lartë"/ Koçeku: Ushtria e patronazhistëve më kërkojnë të lë mandatin
Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Grupi Parlam...
Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Grupi Parlam...

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Prishtinës është në Bashkimin Europian, por për anëtarësim në bllok kërkohen reforma.
“Po punojmë në këtë drejtim”, tha ai në një postim në "X" pasi zhvilloi takime me udhëheqës politikë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Terras fillimisht u takua me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
Haxhiu kërkoi që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të trajtohet “pa vonesa të mëtejme”, duke shtuar se përparimi i vendit drejt bllokut europian duhet të vlerësohet mbi bazë të meritave.
“Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Europian. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.
Gjatë takimit, sipas njoftimit, Haxhiu foli edhe për dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë dhe për “mungesën e përgjegjësisë” për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Në 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Këtë sulm Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Beogradin. Por, Serbia mohon përfshirjen. Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, eurodeputeti Terras u takua edhe me ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e vlerësoi rolin e Parlamentit Europian në mbështetjen e aspiratave të Kosovës.
“Republika e Kosovës mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës europiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Europian dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE”, u tha në njoftimin e lëshuar nga MPJD-ja.
Eurodeputeti gjatë qëndrimit në Prishtinë zhvilloi takim edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Vizita e raportuesit të përhershëm për Kosovën në PE vjen pasi në mesin e muajit qershor, PE-ja miratoi rezolutën vjetore për Kosovën. Pas miratimit të rezolutës, Terras tha se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga blloku, mbeten kyç në rrugën evropiane të Kosovës. /REL
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Një hetim i medias britanike “The Sun” pretendon se rrjete...
Dy shpërthime kanë tronditur të martën qendrën e Damaskut,...
Një sistem i ri online për autorizimin paraprak të hyrjes ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur drejt Ankar...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po përdor samit...
Gara për Senatin në shtetin e Maine është përfshirë nga nj...
Teherani u shndërrua në skenën e një spektakli masiv p...
Një investigim i thelluar nga "BBC Eye Investigations" ka ...
Në prag të samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Ankara...
Kryeministri kanadez Mark Carney, përpara se të nisej për ...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar...
Një zjarr i madh ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve n...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Grupi Parlam...
Një grua e dyshuar për kryerjen e sulmit me bombë të javës...
Gjykata e Apelit në Paris ka konfirmuar vendimin për shpal...
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terra...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...