web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandalet erotike dhe “kamikazët” e Gjykatës Kushtetuese

4 Korrik 2026, 15:48, Aktualitet CNA

Skandalet erotike dhe “kamikazët” e Gjykatës Kushtetuese

Nuk ishte i papritur vendimi i dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese, ku "kamikazët" e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë rrëzuar vetë Erion Veliajn. Mund të duket për të qeshur, por ndodh dhe kështu.

Sepse mund të ketë edhe ankimime në kundërshtim me ligjin, të bëra nga avokatë të paaftë, apo që shikojnë ëndrra se "kamikazët" mund të marrin përsipër shkeljen e ligjit. Përtej tyre, më delirantë që mendojnë se janë më shumë sesa qytetarë të zakonshëm dhe çfarë nuk bëjnë që të mos gjykohen.

Rasti i ankimimit të vendimit të gjyqtares së GJKKO-së, Etleva Deda, i cili, sipas ligjit, është i paankimueshëm, është fakt, por ja që Plarent Ndreca, i pandehuri i SPAK-ut dhe avokati i Veliajt e bën.

Këto ankimime mund të quhen lajthitje juridike, budallallëqe ligjore, por gjithsesi shkojnë çështjet në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse nuk e lejon ligji.

Pasi tregojnë se ku e kanë shpresën Erion Veliaj dhe avokatët e tij, zbulojnë kështu dhe "kamikazët", të cilët i pamë në vendimin e disa ditëve më parë, në disa vendime të tjera, por që në rastin konkret i kanë pasur duart e lidhura dhe nuk kanë pasur çfarë të bëjnë.

"Kamikazët" e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese do të quheshin 3+1+1. Sandër Beci, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Genti Ibrahimi. Ky i fundit i kapur në një aferë mesazhesh të nxehta që ia përdorin dhe tundin para fytyrës. Çfarë do ta gjejë, në rast se mesazhet dalin në publik? 

Se si mund të qëndrojë në Gjykatë Kushtetuese një njeri i shantazhueshëm për komunikime mesazhesh që qarkullojnë rëndom në telefonat e gazetarëve, njerëzve të drejtësisë apo politikës, kjo është çështje e tij dhe çështje e drejtësisë sonë të re.

Në çdo vend demokratik publikimi i atyre mesazheve do të përbënte një skandal të madh, ose një person me integritet do të jepte dorëheqjen e do të shkonte në punën e tij sepse nuk është thjesht një çështje private, por një skandal brenda Gjykatës Kushtetuese.

Por këtyre "kamikazëve", shpesh u bashkohet dhe u ndahet gjyqtari Ilir Toska, i cili në vendimin e fundit na thoshte se vendimi i dhënë në Gjykatën e Lartë duhet të arsyetohej nga kjo e fundit, duke i dhënë një "fitore", kryebashkiakut të Tiranës, megjithëse ai vazhdon të qëndrojë në burg.

Më i çuditshëm nga të gjithë ishte arsyetimi i zonjës Sonila Bejtja, për të cilën i kemi dhënë gjashtë argumentet që tregojnë se në fakt ajo është një ish-notere, jo penaliste e përfshirë në një debat për përfundimin e mandatit të saj, por që me një vendim pakice na kishte thënë se nuk ekzistojnë provat ndaj Erion Veliajt.

Në fakt mirë do të ishte që zonja Bejtja të mos ishte pjesë e një trupe "kamikazësh" të shantazhueshëm të kryebashkiakut të Tiranës, siç përmendëm rastin e zotit Gent Ibrahimi, të studionte dosjen dhe të analizonte faktet për të qenë me e qartë me veten e saj për të mos dhënë vendime të tilla të turpshme.

Si lidhet Ajola Xoxa me Erion Veliajt dhe provat e OJF-ve janë në dosje. OJF-të janë të Ajolës, Erion Veliaj si kryebashkiak ka firmosur urdhërpagesat për këto OJF.

Gjithsesi sot në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, "kamikazët" e kryetarit të bashkisë dhe bashkëpunëtorët e tyre të herëspashershëm e kanë rrëzuar ankimimin e vendimit të gjyqtares së posaçme Etleva Deda.

Duke theksuar se çështja nuk ka kaluar në seancë plenare dhe duke i vënë pikën mbi “i”, çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj duke i thënë “Shko gjykohu” se ky ankimim nuk vlen.

Në fakt është një treshe selektuese që ka ndaluar që çështja të shkojë në seancë. Kjo treshe (që nuk është ende publike) ka bërë të mundur që çështja të mos shkojë tek 4 kamikazët e Erion Veliajt. të cilët me siguri do e shfuqizonin vendimin e Etleva Dedes. 

Në vendimet e tjera lexohet qartë se gjyqtarët kushtetues 3+1+1-1 apo +2, shpeshherë nuk sillen si institucioni më i lartë që duhet të mbrojë Kushtetutën e vendit, por si një tufë "kamikazësh" që kryebashkiaku i Tiranës e nxjerr zbuluar.

E gjithë shpresa e Erion Veliajt është që ankimimet e tij të kalonë treshen seleksionuese, se pastaj e merr në dorë e gjithë trupa dhe aktivizohen kamikazët e tij. 

Jo më kot me padi të tilla që janë lajthitje apo idiotësi ligjore, për të lexuar dhe rikonfirmuar kamikazët e tij një e nga një, mbush ca letra dhe për të tentuar tërheqjen e vëmendjes apo për të shpallur humbjen fitore dhe për të provuar grupin e tij solid të kamikazëve brenda Gjykatës Kushtetuese. /CNA





Lajmet e fundit nga