web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Automjetet e mbuluara me flamuj kuqezi, diaspora zbarkon në Shqipëri për protestën e 35-të

4 Korrik 2026, 12:27, Aktualitet CNA

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë.

Ashtu siç është paralajmëruar prej disa ditësh, në tubimin e sotëm pjesëmarrja pritet të jetë shumë e lartë, ndërsa do të jetë e pranishme edhe diaspora.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, dhjetëra automjete të mbuluara me flamuj kuqezi kanë kaluar kufirin në orët e mëngjesit dhe janë nisur drejt Tiranës.

Kjo është protesta e dytë kombëtare kundër qeverisë ku diaspora merr pjesë.

Kujtojmë se prej më shumë se një muaji qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu në mesazhet e pankartave të protestuesve, nuk mungojnë thirrjet kundër të gjithë klasës politike. /CNA





Lajmet e fundit nga