
Aktori i madh i teatrit dhe filmit shqiptar, Koço Qëndro, është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare. Artisti ka ndërruar jetë në Korçë ku dhe jetonte.
Për Korçën dhe gjithë Shqipërinë, Qëndro ishte një artist i jashtëzakonshëm, i cili do të mbetet një prej ikonave më të mëdha të teatrit dhe humorit shqiptar.
Kush ishte artisti i madh Koço Qëndro
I lindur në fshatin Senicë të Delvinës, Koço Qëndro përjetoi një rini krejt ndryshe nga brezat e sotëm. Në vitet e luftës, ende adoleshent, ai u bë partizan dhe mori pjesë në luftimet në qarkun e Korçës. Edhe pse ëndrra e tij ishte të bëhej mësues, jeta e çoi drejt një rruge tjetër, asaj të artit, ku do të linte gjurmë të pashlyeshme.

Rreth fillimit të viteve ’60-të, ai spikati si aktor i Estradës së Maliqit dhe më pas iu bashkua trupës së teatrit të Korçës, për të mos iu ndarë më kurrë skenës. Me dhjetëra role në teatër, estradë dhe kinematografi, Koço Qëndro u kthye në një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar.
Mes roleve që mbeten të paharrueshme në kujtesën e publikut janë Sir Endrju Eguiçik në “Nata e Dymbëdhjetë” të Shekspirit dhe Harpagoni në “Kopraci” të Molierit, personazhe që ai i solli në skenë me një mjeshtëri unike. Edhe në moshën 92-vjeçare, ai riktheu në skenën korçare “Koprracin”, duke dëshmuar se arti për të nuk kishte moshë.
Në kinematografi, ai ka lënë gjurmë me interpretime karakteriale që plotësojnë portretin e tij si aktor poliedrik. Te filmi "Përballimi" (1976), ai spikat në rolin e Sefedinit (pronari i mullirit), duke sjellë me vërtetësi tipologjinë e tregtarit të kohës. Batuta e tij në këtë film: Ore mos na e vini re se helbete pa shkollë jemi, po unë desha të di, ju për budallenj na merrni neve?, është cituar shpesh si një nga pasazhet e tij më popullore.

Gjithashtu, ai ka dhënë një kontribut të spikatur në filmin "Vendimi" (1984) në rolin e Aleks Xinxës, si dhe në filmat "I teti në bronz" (1970) dhe "Vitet e para" (1965). Çdo pasazh i tij në film karakterizohet nga një natyrshmëri e rrallë dhe një plastikë që i jepte jetë çdo figure, qoftë ajo dramatike apo komike.
Në rrëfimet e tij, Koço Qëndro kujtonte me shumë emocion bashkëpunimin me emra të mëdhenj të teatrit shqiptar, si Piro Mani, Dhimitër Orgocka, Pandi Raidhi dhe Sokrat Mio, artistë që shënuan historinë e skenës shqiptare.
Edhe në 99-vjetorin e lindjes, më 15 maj, Koçoja fliste me mall për teatrin, për publikun dhe për vitet e arta të artit shqiptar. Ai mbetet simbol i përkushtimit, thjeshtësisë dhe dashurisë për skenën.

Në emër të Këshillit të Qarkut Korçë, Koço Qëndros iu akordua titulli “Ambasador i Qarkut”, si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm në teatër dhe kinematografi dhe për përcjelljen e vlerave artistike ndër breza. /CNA
Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare aktori i madh i teat...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Turizmi në Shqipëri vazhdon të regjistrojë shifra pozitive...
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një reagim në rrjetet...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme p...
Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në mali...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme feston ditëlindjen e 6...
Vijon prej disa orësh zjarri në malin e Shëngjinit. Flakë...
Shqiptarët nuk po heqin dorë nga pushimet, por po ndryshoj...
Mbi 1 ton bajame dyshohet të kontaminuara kanë hyrë në tre...
Thirrjet kundër qeverisë kanë kaluar kufijtë e kryeqytetit...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria ndërsa kanë ni...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësimin lidh...
Ekspertja e politikës, Ilda Zhulali është shprehur mbrëmje...
Një vatër masive zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme n...
Vijon prej dy orësh protesta kundër qeverisë në bulevardin...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, g...
Ka nisur protesta e 34-t kundër qeverisë në bulevardin...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrt...
Një fenomen që po komentohet gjithnjë e më shumë në rr...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një sasi e madhe lëndë narkotike, është kapur e fshehur në...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Kryeministri i Donald Tusk ka deklaruar se Polonia po përg...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...