web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Moment për të qenë krenarë"/ Ambasada e SHBA-së ndan mesazhin e Trump për 250-vjetorin e Pavarësisë

4 Korrik 2026, 09:27, Aktualitet CNA

"Moment për të qenë krenarë"/ Ambasada e

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në postimin në rrjetet sociale, ambasada ka ndarë një mesazh të presidentit Donald Trump, ku shprehet se ky përvjetor është një moment për të qenë krenarë për të kaluarën e Amerikës.

“Ky përvjetor është një moment për të qenë krenarë për të kaluarën tonë. Ne do të shënojmë 250 vjet të lirisë së lavdishme amerikane. Është gjithashtu një kohë për të ngritur syynimet tona, për të zgjeruar ambiciet tona dhe për të rritur pritshmërite tona për atë që Amërika mund të bëhet. Më e mira është ende përpara. Gëzuar ditëlindjen Amerikë!”, thuhet në mesazhin e Trump të postuar nga ambasada amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776, dokumentit historik që hodhi themelet e shtetit amerikan dhe shpalli shkëputjen nga Kurora Britanike. Dita e Pavarësisë është festa më e rëndësishme kombëtare në SHBA dhe simbolizon lirinë politike, demokracinë dhe të drejtën e popullit për vetëqeverisje. /CNA





Lajmet e fundit nga