web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lironi çunat”/ Thirrje para Kryeministrisë për lirimin e protestuesve të arrestuar

3 Korrik 2026, 21:08, Aktualitet CNA

“Lironi çunat”/ Thirrje para Kryeministrisë për

Vijon prej dy orësh protesta kundër qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në fjalimet e tyre para Kryeministrisë qyetarët kanë bërë thirre të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar paraditen e djeshme para Parlamentit.

“Edi Rama o tradhtar, lironi çunat sa më parë”, “Arrestoni Ramën”, janë disa nga thirrjet e qyetarëve.

Më herët gjatë ditës së sotme, Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 19 persona si dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme përpara Parlamentit.

Policia njoftoi po ashtu se po punohet për identifikimin e 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje për veprime të dhunshme.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. /CNA





Lajmet e fundit nga