web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U vra në krye të detyrës/ Familjes së Dëshmorit Enea Mekolli i dorëzohet medalja e mirënjohjes

4 Korrik 2026, 11:14, Aktualitet CNA

U vra në krye të detyrës/ Familjes së Dëshmorit Enea

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i ka dorëzuar familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes, akorduar Inspektorit Enea Mekolli, pas aktit të tij sublim në krye të detyrës.

Djali i Dëshmorit të Atdheut tashmë ka statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

U vra në krye të detyrës/ Familjes së Dëshmorit EneaU vra në krye të detyrës/ Familjes së Dëshmorit Enea

Me rastin e ditëlindjes së djalit të Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, zhvilloi një vizitë në familjen Mekolli.

Hita u shpreh se emri dhe sakrifica nuk do të harrohen kurrë.

"Ky është një kontribut i mbledhur me zemër nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si një shenjë respekti, mirënjohjeje dhe solidariteti për sakrificën sublime të Eneas, si dhe mbështetje për familjen e Dëshmorit të Atdheut. Ne kemi detyrimin moral dhe institucional të kujdesemi për familjen e tij dhe këtë detyrim do ta përmbushim me përgjegjësi dhe përkushtim. Ju humbët djalin tuaj, ne humbëm një koleg, një mik dhe një punonjës policie shembullor. Por emri dhe sakrifica e Eneas nuk do të harrohen kurrë. Ne do të qëndrojmë pranë jush, ndërsa kujtimi i tij do të jetojë përherë në zemrat tona, në historinë e Policisë së Shtetit dhe në nderimin e gjithë shqiptarëve", u shpreh Hita gjatë në vizitës në famijljen e Mekollit. /CNA





Lajmet e fundit nga