web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon puna për shuarjen e flakëve në Shëngjin/ Identifikohet autori i zjarrvënies

4 Korrik 2026, 11:34, Aktualitet CNA

Vijon puna për shuarjen e flakëve në Shëngjin/ Identifikohet

Vatra e zjarrit në Shëngjin vijon të jetë aktive, ndërsa nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, po punohet për shuarjen e tij.

Gjatë gjithë natës është punuar pa ndërprerje për izolimin e flakëve, me angazhimin e 7 mjeteve zjarrfikëse nga MZSH Lezhë, Vau i Dejës, Shkodër, Mirditë dhe Porti Shëngjin.

Ndërkohë në operacion janë përfshirë gjithashtu efektivë dhe autobotë uji të Forcave të Armatosura, punonjës të Shërbimit Pyjor, të Shërbimeve Publike të Bashkisë Lezhë dhe të Emergjencave Civile të Bashkisë Lezhë.

Operacioni po mbështetet edhe nga ndërhyrja ajrore me helikopterin e Forcave të Armatosura. Falë koordinimit të të gjitha strukturave, intensiteti i zjarrit është ulur ndjeshëm dhe puna vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive.

Bëhet me dije se autori i dyshuar i zjarrvënies është identifikuar dhe është vënë përpara përgjegjësisë ligjore nga autoritetet kompetente. /CNA





Lajmet e fundit nga