web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kushtetuesja i thotë Veliajt: Akuza të mjaftueshme, shko gjykohu

4 Korrik 2026, 14:39, Aktualitet CNA

Kushtetuesja i thotë Veliajt: Akuza të mjaftueshme, shko gjykohu

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka rrëzuar ankimimin e bërë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me shfuqizimin e vendimit të gjyqtares Etleva Deda të datës 9 shkurt të vitit 2026 për kalimin në gjykim me themel të çështjes në ngarkim të tij dhe 29 personave të tjerë.

Kushtetuesja i thotë Veliajt: Akuza të mjaftueshme, shko gjykohu
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Vendimi ligjërisht është i paankimueshëm, por siç ndodh me Veliajn meqë është kryebashkiak ka të drejta të tjera jo si gjithë qytetarët e barabartë përpara ligjit.

Veliaj kishte kërkuar gjithashtu pavlefshmërinë e të gjitha seancave të zhvilluara me procedimin e tij penal, si dhe konstatimin e papajtueshmërisë të disa neneve me Kushtetutën në lidhje me SPAK-un dhe GJKKO-në.

Sot Gjykata Kushtetuese ia ka rrëzuar të gjitha kërkesat Erion Veliajt. Megjithëse është e njëjta gjykatë që pak ditë më parë dha një vendim që po të lexoje qëndrimet e disa anëtarëve ishin më të dobëta se juristët e komunaleve.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka futur në shqyrtim ankimimin në seancë plenare dhe përgjigjja ndaj kryebashkiakut, e thënë më shkurt dhe më qartë është: Shko gjykohu, akuzat janë të mjaftueshme.

Ky është vendimi që ka dhënë gjyqtarja Etleva Deda në faktin e GJKKO-së. Pra, ka futur në gjykim kryebashkiakun Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Këtë ka kërkuar të rrëzojë Erion Veliaj, pra që të mos gjykohej, të ishte e pavlefshme, s'duhet të kalonte në seancë gjyqësore dhe të gjykohej. Edhe njëherë shikojmë qartë që me veprimet e tij Veliaj jo vetëm shtyn seancat, por mesa duket kërkon të mos gjykohet fare. Ndaj hap fronte sa në Kushtetuese, në Administrative, ndoshta duke e ditur qartë çfarë fakte kanë prokurorët dhe sa mund të dënohet.

Gjykata Kushtetuese (plot me miq dhe kamikazë të Veliajt) ia ka dhënë përgjigjen "tullë" dhe i ka futur një "grusht" në fytyrë Erion Veliajt: Shko gjykohu, akuzat janë atje. Sepse kërkesa jote nuk mund të shqyrtohet dhe kur ia thonë katër kamikazët e tij, kuptohet qartë e gjithë situata.

Gjyqtarja Etleva Deda në vendimin e saj të datës 9 shkurt ka thënë se akuzat janë të mjaftueshme dhe çështja duhet të shkojë në gjykim.

Tani Erion Veliaj, Plarent Ndreca, dy të akuzuar, njëri edhe në rolin e avokatit, duhet të shkojnë në gjykatë dhe të gjykohen.

Edhe pse shpallën fitore në Gjykatë Kushtetuese, atë që nuk ishte një fitore pak ditë më parë, sot kjo gjykatë e ka thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk pranohet kërkesa, nuk futet në seancë, lihet në fuqi vendimi i gjyqtares Etleva Deda.

Pra, ndaj Erion Veliajt, akuzat janë të mjaftueshme, çështja duhet të shkojë në seancë, kryebashkiaku dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të gjykohen./CNA





Lajmet e fundit nga