web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen 3 parcela kanabisi në Has/ Arrestohet një person

4 Korrik 2026, 15:30, Kronika CNA

Zbulohen 3 parcela kanabisi në Has/ Arrestohet një person

Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë konstatuar 3 parcela me kanabis.

Si rezultat u vu në pranga një person, i dyshuar për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit u gjetën fishekë, krehëra automatiku dhe fitila zjarrpërcjellës të cilët u sekuestruan.

 

 

Njoftimi i prokurorisë

 

Kultivonin canabis në fshatin Vlahen të Hasit, me kërkesë të Prokurorisë Kukës arrestohet shtetasi Rr.U., sekuestrohen armë e municion

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshm Kukës u arrestua shtetasi Rr.U., i dyshuar për veprën penale të ‘Kultivimit të bimëve narkotike’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga neni 284/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Arrestimi i këtij shtetasi erdhi pasi në fshatin Vlahen të Bashkisë Has, u konstatuan gjatë kontrolleve rutinë, 3 parcela me bimë narkotike të dyshuar canabis sativa, në total 1874 bimë.

Pas kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u gjetën gjithashtu dhe u sekuestruan edhe 73 fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm, tre krehera automatiku bosh dhe dy fitila zjarrëpërcjellës.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve të tjerë mundshmëm të përfshirë në këtë aktivitet./CNA





Lajmet e fundit nga