web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bëjnë 'review' negative në biznese”/ Hita: Mbi 10 mijë llogari po verifikohen, po cenohet interesi ekonomik

9 Korrik 2026, 13:45, Aktualitet CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëndër Hita, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat ku është shprehur se autoritetet kanë pasur indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë bërë vlerësime negative në hotele, restorante dhe biznese të ndryshme.

Hita ka bërë me dije se mbi 10 mijë llogari po verifikohen, ndërsa shtoi se janë evidentuar raste kur e njëjta llogari ka bërë vlerësim negative në faqen e disa bizneseve të ndryshme.

Kreu i Policisë së Shtetit ka njoftuar se kjo çështje do të trajtohet me prioritet për shkak se po dëmtohen, jo vetëm interesat e bizneseve të prekura, por edhe konkurrenca e ndershme, besimi i konsumatorëve dhe perceptimi i Shqipërisë si një destinacion i sigurt.

Pjesë nga deklarata e Hitës:

Jam para jush, për të bërë publik një shqetësim serioz, i cili lidhet me një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike. Kjo veprimtari, nëse konfirmohet nga hetimet, rrezikon të dëmtojë jo vetëm biznese të caktuara, por dhe sektorin e turizmit dhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe mikpritës. Gjatë ditëve të fundit, strukturat tona të luftës kundër krimeve kibernetike kanë evidentuar një aktivitet të dyshuar të koordinuar në platformat online, i cili konsiston në publikimin masiv të vlerësimeve (reviews) dhe komenteve negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Nga veprimet e para verifikuese, administrimi i kallëzimeve dhe analiza e të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, rezultojnë indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar në platformat ndërkombëtare të vlerësimit të hoteleve, restoranteve, resorteve dhe destinacioneve turistike. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, këto llogari dyshohet se kanë publikuar në masë, komente dhe vlerësime negative, me qëllim krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin artificial të reputacionit online të bizneseve shqiptare.

Nga analiza fillestare rezultojnë mbi 10 000 llogari në rrjetet sociale me modele aktiviteti të dyshimtë, të cilat janë aktualisht objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit. Konkretisht një pjesë e konsiderueshme e llogarive dyshohet se janë krijuar rishtazi dhe janë përdorur në funksion të kësaj veprimtarie, por ka dhe llogari me profile të sakta, të cilat janë identifikuar nga ana jonë dhe po vijojnë veprimet hetimore. Janë evidentuar raste ku e njëjta llogari ka publikuar, brenda një kohe shumë të shkurtër, vlerësime negative për biznese në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Sarandën, Elbasanin, Shkodrën dhe Korçën.

Sinkronizimi kohor, ngjashmëria e përmbajtjes dhe mënyra e shpërndarjes së aktivitetit përbëjnë tregues kyç që po analizohen nga grupi hetimor për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar. Një aktivitet i tillë, nëse provohet se është i qëllimshëm, nuk cenon vetëm interesat e bizneseve të prekura, por prek dhe konkurrencën e ndershme, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si destinacion turistik.

Turizmi është një sektor strategjik i ekonomisë kombëtare dhe një aset i rëndësishëm i imazhit ndërkombëtar të vendit tonë. Çdo përpjekje e organizuar për të manipuluar perceptimin publik, për të dëmtuar bizneset shqiptare apo për të cenuar interesin ekonomik të vendit, do të trajtohet me prioritet maksimal nga Policia e Shtetit.

Në këtë kuadër, kam urdhëruar strukturat e specializuara, veçanërisht ato të Hetimit të Krimit Kibernetik, që të vijojnë me intensitet të lartë veprimet procedurale për identifikimin e autorëve dhe personave që qendrojnë pas kësaj veprimtarie, gjurmimin e infrastrukturës teknike të përdorur, analizimin e lidhjeve ndërmjet llogarive, evidentimin e mënyrës së organizimit, sigurimin dhe administrimin e provave digjitale, si dhe bashkëpunimin me platformat online dhe partnerët ndërkombëtarë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Materialet procedurale do t’i referohen organit të Prokurorisë, pasi nga të dhënat e administruara ekzistojnë dyshime për elemente të veprave penale në fushën e krimeve kompjuterike, si dhe dëmtimit të interesave ekonomike dhe reputacionit. Dua ta bëj të qartë se çdo person që do të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm, pavarësisht vendndodhjes së tij, do të përballet me forcën e ligjit.

Në emër të Policisë së Shtetit, u bëj thirrje administratorëve të hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera turistike që kanë konstatuar raste të ngjashme, të paraqesin kallëzim pranë strukturave tona të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të ruajnë çdo provë elektronike që mund t’i shërbejë hetimit. /CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga