web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar/ Grupi i Punës i protestës: Vendimet do të merren sipas vullnetit të protestuesve

8 Korrik 2026, 21:34, Aktualitet CNA

Krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar/ Grupi i Punës i protestës:

Grupi i punës i protestës ka bërë një reagim pëmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Në postim thuhet se përballja me pushtetin kërkon tashmë jo vetëm vazhdimin e protestave, por edhe një strukturë të organizuar dhe të gjithëpranuar që të përfaqësojë kërkesat e qytetarëve.

Grupi i punës bën të ditur se ka nisur punën për organizimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar, i cili, sipas tyre, do të përzgjidhet nga vetë qytetarët në protestë dhe do të marrë miratimin e tyre në mënyrë të qartë dhe të verifikueshme nga vetë populli.

Gjithashtu në postim thuhet se çdo qytetar që ka qenë dhe vijon të jetë aktiv në protesta i ka dyert e hapura dhe vendin e barabartë në këtë përfaqësim.

Grupi i punës i protestuesve thekson se Kuvendi Kombëtar Qytetar do t'i përkasë ekskluzivisht protestës dhe se asnjë vendim apo veprim nuk do të merret jashtë vullnetit të qytetarëve pjesëmarrës.

Njoftimi i plotë:

Popull Shqiptar!

Vëllezër e motra!

Që prej 31 majit ne kemi dalë në Protestë Kombëtare kundër copëtimit dhe shitjes së Atdheut tek të huajt, kundër dëbimit të shqiptarëve për t'i zëvendësuar me punëtorë të "skllavëruar" nga vendet e varfëra të Azisë dhe Afrikës, kundër arrogancës së pushtetit pa llogaridhënie dhe kundër klasës së tejkorruptuar dhe inkriminuar politike.

Ne, populli shqiptar, kërkojmë demokraci në vend të autokracisë, ekonomi tregu në vend të oligarkisë, pronë të çertifikuar për shqiptarin në vend të rrëmujës e zaptimit dhe shtet të së drejtës në vend të krimit me pushtet politik.

Të bashkuar në këtë protestë të pashembullt, ne jo vetëm i kemi rezistuar establishmentit të kalbur antishqiptar, por kemi hedhur hapat e para të mbylljes së tranzicionit dhe rivendosjes së standardeve perëndimore të një shteti demokratik.

Përballja me regjimin dhe nënproduktet e tij sot kërkon bashkim, vendosmëri, qartësi dhe organizim. Në shekuj shqiptarët kanë ditur të vetëorganizohen dhe vetëqeverisen përmes kuvendeve të popullit.

Kjo kohë ka ardhur edhe tani!

Protesta Kombëtare duhet të vazhdojë por duhet të ketë edhe një drejtim dhe përfaqësi të gjerë e të gjithëpranuar.

Populli në shesh po kërkon triumf të kauzës së tij me organizim këmbëngulës të paepur deri në zhbërjen e sistemit të vjetër por kërkon dhe përfaqësim të përhershëm, vizionar, gjithëpërfshirës e të pakorruptueshëm të aspiratave, zemërimit dhe vullnetit të tij, në mënyrë që të ketë mundësi të mblidhet sa herë të jetë nevoja.

Ne, një grup i zgjeruar pune, pjesë integrale e protestës që nga dita e parë, kemi nisur punën për organizimin e këtij kuvendi. Ky kuvend do të dalë pikërisht nga trupa e qytetarëve në protestë me kushtin që ai të miratohet paraprakisht, qartësisht dhe në formë të verifikueshme nga vetë populli në protestë.

Përballja me regjimin kërkon bashkim, strategji vendosmëri dhe organizim.

Çdo atdhetar, që ka qenë dhe vazhdon të jetë aktiv në protestë, që pranon kushtin e largimit nga skena të ortakërisë Rama & Berisha, dhe lufton për integritetin territorial të vendit, i ka dyert e hapura dhe vendin e barabartë në këtë përfaqësim!

Me transparencën maksimale Kuvendi Kombëtar Qytetar do t'i përkasë vetëm protestës dhe asnjë vendim apo veprim nuk do të merret jashtë vullnetit të kësaj proteste popullore kombëtare.

Të betuar mbi flamur

Grupi i Punës për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar. /CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga