Vance paralajmëron: Nëse Irani vazhdon të sulmojë anijet, do t'i shkatërrojmë plotësisht
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka d...

Mund të thuhet se dita e fundit e samitit të NATO-s në Ankara, më 8 korrik, nisi nën një atmosferë të tensionuar.
Gjatë natës, Shtetet e Bashkuara rifilluan sulmet ndaj Iranit, pas një armëpushimi të brishtë.
Konflikti tronditi gjithë Aleancën, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi aleatët evropianë për mungesë të mbështetjes dhe vuri në pikëpyetje “besnikërinë” e tyre.
Në konferencën e përbashkët për media me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, më 8 korrik, Trump i kritikoi sërish vendet evropiane, duke i akuzuar se kishin vonuar ose penguar përdorimin e bazave të tyre për avionët amerikanë gjatë sulmeve ndaj Iranit.
Ai tha se regjimi iranian është “gënjeshtar” dhe "llum", dhe shtoi se marrëveshja me të “ka marrë fund”.
Përveç kësaj, ai sulmoi edhe Spanjën - vendin që kritikoi publikisht luftën dhe që shpenzon më pak për mbrojtjen se objektivat e NATO-s - duke lënë të kuptohet se ndaj Madridit mund të vendoset embargo tregtare.
Trump përsëriti, gjithashtu, synimin që shprehu më herët këtë vit për të marrë nën kontroll territorin danez të Grenlandës.
Nga pamjet para hyrjes në sallë, dukej sikur liderët evropianë hynin në takim me shqetësim, duke pritur zhvillime të vështira.
Megjithatë, atmosfera brenda sallës ishte krejt tjetër.
Diplomatë të NATO-s, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht, thanë se presidenti amerikan ishte në humor të mirë dhe u tregua shumë më diplomatik.
Sipas tyre, ai nuk i përsëriti para 31 liderëve të tjerë deklaratat e tij për Spanjën, Grenlandën apo Iranin.
Pas takimit, Trump deklaroi se në samit kishte “unitet të jashtëzakonshëm”, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi samitin në Ankara si “një sukses të jashtëzakonshëm”, me “një ndjenjë të fortë uniteti” mes aleatëve.
Sa i përket Iranit, deklarata përfundimtare e samitit, e miratuar nga të gjithë liderët, thekson se “Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore” dhe përsërit thirrjen që Teherani të respektojë plotësisht lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Pavarësisht pakënaqësisë së Uashingtonit me hezitimin e disa vendeve evropiane për të mbështetur SHBA-në në konfliktin me Iranin, Rutte vuri në dukje se, gjatë muajve të fundit, forcat amerikane kanë realizuar mbi 5.000 fluturime ushtarake nga bazat ajrore në Evropë.
Një tjetër temë që dominoi samitin ishte niveli i shpenzimeve të vendeve evropiane dhe Kanadasë për mbrojtjen - një çështje që ishte vazhdimisht në qendër të kritikave të Shtëpisë së Bardhë dhe të vetë Trumpit.
Pas takimit, NATO-ja theksoi me krenari se 31 aleatët e tjerë kanë rritur së bashku shpenzimet për mbrojtje për 139 miliardë dollarë gjatë vitit të fundit - një rritje për të cilën Rutte nuk vonoi t’ia jepte meritat presidentit amerikan, Trump.
Në samitin e NATO-s, të mbajtur vitin e kaluar në Hagë, kishte pikëpyetje nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të merrte pjesë.
Shpresat se Ukraina mund t’i bashkohej Aleancës në një të ardhme të afërt ishin zbehur, ndërsa Zelensky nuk gëzonte mbështetje në Shtëpinë e Bardhë, pas një takimi të tensionuar me Trumpin që përfundoi në mënyrë poshtëruese për të.
Por, brenda një viti, situata ndryshoi ndjeshëm.
Këtë herë nuk kishte asnjë dilemë se Zelensky do të ftohej në Ankara.
Edhe pse deklarata përfundimtare nuk e hap ende rrugën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ajo thekson se “Ukraina kontribuon në sigurinë transatlantike”.
Deklarata përmban gjithashtu zotimin e aleatëve për t’i ofruar Kievit 70 miliardë euro ndihmë ushtarake gjatë vitit 2026, si dhe të paktën të njëjtin nivel mbështetjeje në vitin 2027 - megjithëse një pjesë e madhe e kësaj shume nuk përfshin fonde të reja.
Shtetet e Bashkuara nuk do të kontribuojnë financiarisht në këtë paketë, por mund t’i kenë bërë Ukrainës një nga dhuratat më të rëndësishme: lejimin e prodhimit të raketave Patriot në Ukrainë - një kërkesë që Kievi e ka bërë prej kohësh, për shkak të sulmeve në rritje të Rusisë ndaj objektivave civile.
Duke folur përkrah Zelenskyt, Trump tha se “do t'i tregojmë Ukrainës se si t’i prodhojë raketat Patriot”, edhe pse procedurat formale për këtë mbeten për t’u përfunduar.
Para takimit dypalësh pas samitit, Trump dhe Zelensky dolën së bashku para gazetarëve dhe lanë përshtypjen e një marrëdhënieje dukshëm më të mirë se më parë.
Trump tha se ata “kanë ndërtuar një marrëdhënie të mirë”, vlerësoi ushtrinë ukrainase për “punën e jashtëzakonshme” dhe “trimërinë” e saj, la të kuptohet se mund të vizitojë së shpejti Kievin, të cilin e quajti “një qytet të bukur”, si dhe shprehu interes për bashkëpunim me Ukrainën në prodhimin e dronëve.
Ai lavdëroi edhe “kapacitetin intelektual” të delegacionit ukrainas, të pranishëm në takim, dhe foli për potencialin e madh që, sipas tij, Ukraina do ta kishte nëse lufta do të përfundonte së shpejti.
Ky ishte aspekti premtues i samitit.
Por, Zelensky u duk më pak i kënaqur kur Trump lavdëroi papritur presidentin polak, Karol Nawrocki, i cili, së voni, ia hoqi Zelenskyt dekoratën më të lartë politike të Polonisë, pas një përplasjeje të ashpër mes dy vendeve që vuri në rrezik marrëdhëniet ukrainase-polake.
Presidenti amerikan tha se mes popujve të Ukrainës dhe Rusisë ka “shumë pak dallime”, se ai flet më shpesh me Vladimir Putinin sesa me Zelenskyn dhe se presidenti rus është “një karakter i vështirë” - por, sipas tij, i tillë është edhe Zelensky.
Megjithatë, ishte Zelensky ai që shkaktoi të qeshurat më të mëdha mes gazetarëve të pranishëm.
Kur Trump tha se Putini kishte propozuar një takim në Moskë për të diskutuar përfundimin e luftës, Zelensky u përgjigj me ironi se udhëtimi atje do të ishte i rrezikshëm, pasi mbi qytet fluturojnë shumë dronë ukrainas.
Samiti i ardhshëm në Tiranë?
Ndoshta nuk ishte pjesa më e rëndësishme e Deklaratës së Ankarasë, por ishte padyshim një nga më të pazakontat.
Deklaratat përfundimtare të samiteve të NATO-s zakonisht mbyllen me njoftimin se ku do të mbahet samiti i radhës.
Por, këtë herë, dokumenti u mjaftua vetëm me fjalinë: “Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm”. Asnjë detaj tjetër.
Në samitin e vitit të kaluar në Hagë ishte vendosur që samiti i radhës të mbahej në Turqi, ndërsa pas tij radha t’i takonte Shqipërisë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte, e konfirmoi këtë në konferencën përmbyllëse për media, duke thënë: “Samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri. Ky ishte vendimi i marrë në Hagë. Tani duhet të vendosim datën e saktë”.
Por, ka dy arsye pse kjo mbetet ende e paqartë.
E para lidhet me pakënaqësitë brenda Aleancës, pasi disa vende mendojnë se një shtet që së fundmi ka rënë sërish nën pragun prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzimet e mbrojtjes, nuk duhet të jetë mikpritës i një samiti të NATO-s.
Tirana ka premtuar se së shpejti do të miratojë një buxhet që parashikon rritje të investimeve në mbrojtje.
Arsyeja e dytë është se disa vende anëtare dëshirojnë rikthimin e praktikës së mbajtjes së samiteve të NATO-s çdo dy vjet, duke argumentuar se është e vështirë të arrihen vendime të rëndësishme politike çdo vit.
Për momentin, dihet se samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri. Por, mbetet e paqartë nëse ai do të zhvillohet në verën e vitit 2027, në vjeshtën e atij viti, apo do të shtyhet për vitin 2028. /REL
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar zyrtarisht...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tronditur Samiti...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në sa...
Më shumë para për ushtrinë, më pak për gjithçka tjetër dhe...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë sulmesh ajrore...
Duka i Sussex dhe gjashtë të tjerë kanë humbur çështjen e ...
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e...
Presidenti i Ukrainës ka përdorur një fjalim në samitin e ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundë...
Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhu...
Lideri i Reform UK, Nigel Farage, njoftoi se po jep dorëhe...
Udhëheqësit e NATO-s po takohen në kryeqytetin turk, Ankar...
Një grua e dyshuar për kryerjen e sulmit me bombë të javës...
Gjykata e Apelit në Paris ka konfirmuar vendimin për shpal...
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terra...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një k...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në G...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
SHBA-të kanë nisur një raund sulmesh ajrore kundër Iranit ...
Dy nxënëse janë plagosur rëndë pasi një 16-vjeçar i sulmoi...
Mund të thuhet se dita e fundit e samitit të NATO-s në Ank...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka d...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Stati...
Qeveria po jep 4 milionë euro, për një event që pritet të ...
Pak ditë para koncertit të Kaney West në Tiranë, narrativa...