Misionarët e “Shqipërisë së re”, fyerjeve të Edi Ramës, i përgjigjen me poezinë e poetit martir Havzi Nela
Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri t...

E drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe Shqipëria sot ka një demokraci që me hapa te sigurt po ecen në rrugën drejt BE-së me shpejt dhe me e sigurt se kurrë.
Protestat janë ushtrim i fortë dhe sprove, përgjegjësi dhe qytetari, ajo nuk i shërben vetëm zërit të qytetarëve, por edhe përmirësimit të qeverisjes dhe europianizimit të kulturës tonë në kaq vite tranzicion.
Një demokraci e fortë europiane dëgjon, reflekton dhe përmirësohet duke reaguar me akte konkrete dhe vendime të forta, që qeverisë Rama nuk i kanë munguar kurrë.
Protesta e fundit ka nxjerrë në pah një aksion politik, perzjerje, që nga qytetarët e thjeshtë që dhanë një leksion demokracie me fytyrë europiane, e deri tek pakicat politike që janë mbledhur aty, e për të shkuar më tej tek KÇK-ja. Protesta ka mbledhur sëbashku pakicat e pakicave politike, grupe partish që të përzjera në një, nuk përbëjnë një shumicë politike. Ky nuk është një perceptim. Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2025 e tregoi qartë se këto forca nuk arritën të fitonin mbështetjen e shumicës së qytetarëve.
Në demokraci, protesta është një e drejtë dhe një mjet për të shprehur pakënaqësinë. Por për të prodhuar ndryshim politik, ajo duhet të përfaqësojë një bazë të gjerë qytetare përmes votës.
Protesta u shndërrua në një arenë ku partitë e vogla sa neo marksite, pseudo kapitaliste apo fytyra fashiste, kërkuan të forconin profilin e tyre politik.
Çfarë e bashkon Agron Shehaj kapitalist populist me fytyrën marksiste të Arlind Qorrit apo me aktivistin Adriatik Lapaj, ky i fundit me koalicionin e tij prodhoi një deputete dhe një komedi politike elektorale.
Protesta nisi me një kuriozitet të lartë publik. Formati u duk me flamingo, kishte manipulime, abuzime, gënjeshtra dhe krijoi interes dhe ngjalli pritshmëri se do të sillte një fryme të re politke. Por kush mund ta bënte këtë? Tre pakicat e pakicave dale sa nga partia e Saliut aq sa produkte të majtisteve të inatosur nga rruga europiane e Rames...
Në këto të 40-ta jo gjithçka ndryshoi rrugës.
Se askusn ende nuk e shpjegon çfarë e bashkon një Hoxhë me një të kominitetit LGBTQ, apo një neo marksist komunist me një kapitalist apo ekstremist fashist?
Protesta u identifikua me flamingot por tani ka simbol arkivolin e salinjve të politikës shqiptare që duan kaos e rremujë, jo shtet ligjor dhe Shqipëri në BE.
Arkivolet jane gjuha politike e protestës të pakicave politike që bashkë me Saliun nuk bëhen dot kurrë shumica e shqiptarëve dhe qytetarëve që protestojnë ndryshe nga ata që kutinë bosh në zgjedhje duan ta zëvendesojnë me arkivole.
Gen Z, të rinjtë priren të reagojnë ndaj mesazheve autentike, formateve krijuese dhe ideve që flasin për të ardhmen. Kur protesta mbështetet kryesisht të simbolet e zymta dhe te retorika të erëta manipulative humbet pikërisht audiencën që zgjuan qytetarinë.
I njëjti marshim, e njëjta orë dhe të njëjtat slogane për javë me radhë nga idivide që kanë marrë peng zerin qytetar, krijojnë konflikte dhe dhunë, përcojnë mesazhe arkivolesh, nuk krijojnë lodhje por tregojnë se pakicat e pakicave kanë vetëm një rrugë të imponohen me mesazhet e arkivoleve, dhunën në rrjetet sociale apo me egoizmin e të pa plotësuarve që mendojnë si lidera.
Kjo nuk është rruga drejt BE-së, kjo është dhuna e pakicës së pakicave politike në Shqipëri që nuk rriten dot me kulturën europiane.
Protesta po numëron ditët, por jo hallet e qytetarëve ata po largohen sepse ata dinë të zgjedhin, midis rrugës për në Europë dhe rrugës të arkivoleve. Ata, dinë të zgjedhin rrugën e Shqipërisë drejt Samitit të NATO-s në Tiranë në 2027, drejt mbylljes te kapitujve në 2027 dhe Shqipëria në BE pse jo përpara zgjedhjeve te vitit 2029.
Protesta filloi si një hap drejt BE-së, u kthye nga pakicat e pakicave në simbol arkivolesh, por rruga drejt BE nuk ndalet dhe këtë do e bëjmë të gjithë sëbashku me vizion europian përtej arkivoleve të politikës së vjetër dhe aleancave që fillojnë nga neo marksistë e përfundojnë tek fashistë.
Shqipëria në BE është rruga jonë, të 40- tat e protestës janë rruga e së salinjve...
Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri t...
Nuk ka nevojë të jesh gazetar për të mbrojtur veten nga ma...
Manipulimi mediatik nuk vjen gjithmonë me fytyrë të shëmtu...
Një titull i fryrë, një video e prerë në sekondën e duhur,...
Revista franceze, televizione gjermane, reportazhe italian...
Për një media që pretendon të kuptojë pulsin e publikut, k...
Një pjesë e zemërimit publik nuk lidhet vetëm me përmbajtj...
Kur shpallet një vendim i ri nga qeveria, reagimi i parë n...
Shkruajta në lidhje me rastin e dhunës, ku dy vajza rrihni...
Ka një kufi për varfërinë. Ka një kufi edhe për durimin. Por...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve dhe mediave bo...
Një tender i dyshimtë, një pasuri që nuk shpjegohet, një l...
Ngrihet pyetja: A kanë ndikim real investigimet gazetaresk...
Të flasësh për investigime gazetareske në Shqipëri pa folu...
Një tender i dyshimtë, një pasuri që nuk shpjegohet, një l...
Pasi votuan për të shkatërruar portet e Shqipërisë duke u ...
Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur publikut ...
Qe rastësi. Sa kisha mbërritur në Korçë e duke kaluar pran...
Arkivoli është një nga simbolet më të forta politike. Mund...
Ka raste kur neutraliteti nuk është profesionalizëm, por s...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një k...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në G...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
SHBA-të kanë nisur një raund sulmesh ajrore kundër Iranit ...
Dy nxënëse janë plagosur rëndë pasi një 16-vjeçar i sulmoi...
Mund të thuhet se dita e fundit e samitit të NATO-s në Ank...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka d...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Stati...
Qeveria po jep 4 milionë euro, për një event që pritet të ...
Pak ditë para koncertit të Kaney West në Tiranë, narrativa...