web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet me 4 kilogramë kokainë/ Si i “surprizoi” shqiptari autoritetet gjermane?

8 Korrik 2026, 14:19, Kronika CNA

Kapet me 4 kilogramë kokainë/ Si i “surprizoi” shqiptari

Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një kontrolli rutinë në autostradën A7, pranë Dietmannsried në Gjermani, të dielën në mbrëmje, nga autoritetet gjermane.

Sipas Policisë së Swabisë Jugore/Perëndimore, rreth orës 21:30 efektivët e Inspektoratit të Policisë Kufitare të Pfronten ndaluan për kontroll një automjet me targa italiane në një zonë parkimi në drejtim të jugut. Në timon ndodhej një shtetas shqiptar 29-vjeçar.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi disa pako me kokainë të fshehura në një ndarje të ndërtuar posaçërisht për kontrabandë brenda automjetit. Përveç drogës, autoritetet sekuestruan edhe një shumë parash me vlerë treshifrore. Automjeti, lënda narkotike dhe paratë u konfiskuan si prova.

Sipas "Merkur.de", 29-vjeçari u arrestua në vendngjarje. Të hënën ai u paraqit para gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë së Kemptenit, ku gjyqtari lëshoi urdhër-arresti dhe vendosi masën e paraburgimit.

Veprimet e para hetimore u kryen nga Inspektorati i Policisë Kufitare të Pfronten dhe Departamenti i Hetimeve Penale në Memmingen, ndërsa hetimet e mëtejshme po zhvillohen nga njësia e specializuar e Policisë Kriminale të Kempten, nën drejtimin e Prokurorisë së Kemptenit./ CNA





Lajmet e fundit nga