web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u përmbys imazhi i autokratit në 40 ditë

7 Korrik 2026, 20:03, Opinione Grigels Muçollari

Si u përmbys imazhi i autokratit në 40 ditë

Revista franceze, televizione gjermane, reportazhe italiane, media belge, spanjolle dhe amerikane kanë këto ditë një rubrikë të përbashkët: portretin e përmbysur të autokratit të Tiranës dhe shfaqjen e tipareve që ishte munduar gjithë këto vite t’i kuronte me kujdes e me shumë para.

Ikën atletet e bardha, ekspozitat dhe pikturat, iku ana ekzotike që shiste Edi Rama nëpër Europë, ku merrte mbështetje, mbyllje sysh për atë që ndodhte në Tiranë dhe, nganjëherë, edhe puthje të tipit Kos.
Sot, kur Europa flet për Tiranën, ka parasysh korrupsionin qeveritar, lidhjet me krimin e drogën dhe protestën e drejtë të qytetarëve.

Dhe kjo është arritje e atyre mijëra të rinjve që, për gati 40 ditë, mbushën sheshin dhe vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur, edhe pse makineria shtypëse shtetërore është kundër tyre.

Ata ia dolën, me kreativitet, me laps e me letër, të tërheqin vëmendjen e mediave më të mëdha të botës. Kujtojmë këtu se Reuters i transmetoi live dhe CNN madje. Për të dalë te CNN, Edi Ramës iu desh të thoshte gjërat më të pështira ndaj Presidentit Trump, pra pranoi të shërbente si goja e keqe e atyre që e financuan.
Kjo protestë, në të njëjtën kohë që përmbysi portretin e autokratit të korruptuar, nxori kaq bukur imazhin e një Shqipërie europiane, ku njerëzit ngrihen për të drejtat e tyre, duke u bërë model e frymëzim.

E gjitha kjo, me zero lekë, por vetëm me energjinë dhe vullnetin e të rinjve e të rejave, e nënave me fëmijë të vegjël në krah e prindërve me karrocë, e profesionistëve, familjarëve, pensionistëve, maturantëve. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk është përfaqësuar në atë shesh, me zërin e ngritur, me mesazhet e dhëna, me kategorinë e të pranishmëve.
Më i papërfaqësuari, më i vetmuari, doli ai me zyrën tre kate më lart, të cilit, nga gjithë shqiptarët, i ngeli në krah Taulant Balla dhe nja 3 analistë nëpër studio.





11:00 Opinione Ardi Stefa

Arkivoli në shesh

Arkivoli është një nga simbolet më të forta politike. Mund...

Lajmet e fundit nga