web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkrumbohen nga zjarri 5 kamionë në Kurbin/ Çfarë dyshohet

5 Korrik 2026, 11:41, Kronika CNA

Shkrumbohen nga zjarri 5 kamionë në Kurbin/ Çfarë dyshohet

Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga zjarri në orët e mëngjesit të datës 4 korrik në fshatin Shpërdhet në Kurbin.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se kamionëve iu është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Ndërkohë bëhet me dije se është ngritur dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. /CNA





Lajmet e fundit nga