web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump i shpall luftë tregtare Spanjës/ Reagon Madridi zyrtar

8 Korrik 2026, 13:55, Kosova & Bota CNA
Trump i shpall luftë tregtare Spanjës/ Reagon Madridi zyrtar
Donald Trump dhe Pedro Sanchez

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tronditur Samitin e NATO-s në Turqi me deklarata të ashpra, duke shpallur fundin e marrëveshjes me Iranin dhe duke urdhëruar ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me Spanjën, një vend anëtar i Aleancës.

Ai njoftoi se ka urdhëruar Sekretarin e thesarit, Scott Bessent, të ndërpresë çdo marrëdhënie tregtare me Madridin, duke e cilësuar Spanjën si një “partner të tmerrshëm” në Aleancë.

"Spanja është një kauzë e humbur. Nuk duam të bëjmë më biznes me ta. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë. Nuk dua të kem asgjë të bëj me Spanjën. Ndërprisni çdo tregti, përfshirë vizitat," tha Trump.

Shkak për këtë përplasje duket se është refuzimi i vazhdueshëm i Spanjës për t’iu bindur kërkesave të Trump-it për rritjen drastike të shpenzimeve ushtarake.

Ndërsa deklaratat e Trump-it rrezikojnë të thellojnë përçarjen brenda NATO-s në një samit që synonte të projektonte unitet, reagimi nga Madridi ka qenë i përmbajtur.

Zyra e Kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, i ka cilësuar këto deklarata si "biznes si zakonisht" duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe mbeten të favorshme për të dyja vendet, pavarësisht retorikës së Presidentit amerikan./ CNA





Lajmet e fundit nga