web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar rrëqeth me rrëfimin: I kishin zënë pritë, qante dhe dridhej

8 Korrik 2026, 10:18, Kronika CNA
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar rrëqeth me rrëfimin: I
Foto ilustruese

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me rrëfimin e saj mbi gjendjen e vajzës së saj, e cila u dhunua në mënyrë brutale nga tri vajza të tjera.

Ajo ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja duke thënë se vajzës i kishin zënë pritë pasi kishte dalë nga kursi. Nëna e 17-vjeçares ka rrëfyer se pas daljes nga spitali, vajza kishte rrëfyer se ishte dhunuar ndërkohë që qante dhe dridhej.

“Kam një muaj që kam bërë denoncim, por asgjë nuk u zgjidh. Kam një muaj që nuk vë gjumë në sy nga tmerri. Vajzën e mora dhe e çova në një kurs për parukeri. E prisja si çdo ditë, por më erdhi një telefonatë që vajza ishte sëmurë, kishte bërë serum, por nuk i kishte treguar gjë njeriu.

Më merr burri dhe më thotë: 'Goca ishte sëmurë.' Hajde, thashë, ndoshta ka kaluar diçka, si gjithë moshataret. Shkoj për të marrë gocën, se nuk doja që të priste autobusin e orës 16:00. Goca më vjen me vrap, e tmerruar. E shoh me serumin në dorë. I them: “Çfarë ke, moj të keqen mami, pse je vrarë? Kush të ka vrarë?” “Asgjë, thjesht bëra një serum dhe nga që isha vetëm në spital, u çorra” më tha.

'Po ti ke syrin të nxirë, moj bijë', i thashë. 'Ti ke mjekrën të nxirë', i thashë. 'Flokët e tu pse më duken kështu?', i thashë.

Kur erdhëm në shtëpi u mundova të zbuloja diçka, por nuk më tregonte.

Tha se gjoja i kishin hapur nga këto rrjetet sociale. Pastaj më tregon: 'Më dhunuan 3 goca'.

'Pse moj bijë? Unë të çoj për në kurs, të prisja të vije në shtëpi. Mos ndoshta i ke ngacmuar gocat?', i thashë.

'Jo moj mam se nuk kam asgjë me gocat. Thjesht më thanë: ‘Hajde me mua se kemi një surprizë''.

Thjesht shoqe rastësisht. Më duket ishte takuar një herë, dy herë, në mos gaboj. Ato i kishin dalë para pasi kishte dalë goca nga kursi.

Aty u mërzit goca. Ishte ora 6:00 e pasdites. I thashë: 'Të ka ndodhur diçka. Mamin e ke pranë'. Filloi të qante e të dridhej. Shkojmë në polici pastaj ku bëmë dhe denoncimin”, shprehet ajo./ CNA





Lajmet e fundit nga