web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Misionarët e “Shqipërisë së re”, fyerjeve të Edi Ramës, i përgjigjen me poezinë e poetit martir Havzi Nela

8 Korrik 2026, 19:36, Opinione Besim Ndregjoni

Misionarët e “Shqipërisë së re”, fyerjeve

Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri të re”, heroit të fjalës së lirë, këta shqiponja, që nuk i mposhti vapa ekstreme, as kompeticioni botëror i futbollit, po ndeshen në të dyzetat e pushtetit famëkeq, përbuzës të rilindjes komuniste, me denigrime, fyerje e divizione urrejtëse të komanduar nga Kryeministri Edi Rama, ndaj kërkesave kombëtare të protestuesve paqësorë kundra establishmentit politik stalinist, instaluar në Shqipëri nga viti 1990 e në vazhdim.

Para pak ditësh mori poezinë e Dritëro Agollit “Një i çmendur një vend e çmend”. Dhe etikoi luftëtarët e lirisë si të çmendur, kur e kundërta, pushtetin e ka një i çmendur!

Çdo ditë proteste Kryeministri i fyen: korba, sorra bulevardi, e gjithë propaganda e pushtetit të tij është denigrim, fyerje, mbasi nuk u ngop me “fuck you” në shtypin botëror, vazhdon me 800.000 adresa fallco që merren me denigrimin e protestuesve paqësorë e liridashës, që me misionin e tyre e kanë lartësuar Shqipërinë në arenën botërore, duke paraqitur një Shqipëri tjetër, një Shqipëri me kulturë, një Shqipëri paqësore, një Shqipëri që di të mbrojë lirinë e saj, dhe jo atë Shqipëri të drogës, jo atë Shqipëri të krimit të organizuar, sunduese e institucioneve demokratike!

E gjithë propaganda staliniste, e veshur me petkun demokratik, këta shqiptarë të mirë e të zgjuar e shkërmoqën për 40 ditë para botës demokratike dhe e nxorën lakuriqësinë e propagandës së tij.

Dhe protestuesit paqësorë, në ditën e 40 të fyerjeve, denigrimit të enveristëve të rinj, i përgjigjen me poezinë brilante dhe aktuale të poetit martir Havzi Nela, të shkruar në vitin 1977 në burgun famëkeq të Burrelit:

Ma mirë, nga kjo botë të ndahem

Ma mirë krimbat le t’më hanë
Ma mirë gurë e dhé të bahem
Kur i ligu nis më shanë!

Padrionaj i Shqipërisë nuk i ka lexuar poezite e ketij trimi hero se partia e tije e vari poetin në gusht te vitit 1988 kur Europa shembte Murin e Berlinit, por Ai mendje ndrituri poet e parashikonte shembjen e diktaturës dhe paralajmronte se vdekja me nder eshte me ndershme se me te sunduar nje zuzar!

Ma mirë lis, lëndin’ a fush’

Ma mirë bar, kullot bagëtie,
Ma mirë mos me t’njohë kurrkush
Kur zuzari t’rrin mbi krye!

Korbat e zinj, sorrat e komunizmit, janë hedhur në sulm ndaj misionarëve të Shqipërisë së re, dhe këtij sulmi halabakësh, mbrojtësit e xhelatëve të komunizmit, misionarët i përgjigjen me poezinë e poetit martir që u var në litar për një Shqipëri të re, për këtë Shqipëri që shqiptarët po luftojnë kundra Shqipërisë staliniste të Edi Ramës.

Shqipëria e re është mision i pandalshëm i shqiptarëve dhe nuk mundet kurrë një pushtet diktatorial, që drejtohet nga një forcë politike që i kanë shkaktuar shqiptarëve humbje jetësh njerëzore, vuajtje me qindra mijëra burgje politike, që kanë shpopulluar vendin nga shqiptarët, të bëhen sundimtarë të përjetshëm e ta ndalojnë lirinë e demokracinë shqiptarëve!

Vargjet e poetit martir, të shkruara para 49 vitesh në gulakun e burgut famëkeq të Burrelit, sot është udhërrëfyese e misionarëve të Shqipërisë së re prej 40 ditësh, dhe kambanë alarmi për diktatorët që duan të mbajnë pushtet me forcë!

Paqja e misionarëve ka fituar mbi pushtetin e diktatorëve! Këtë na e tregon historia botërore e revolucioneve demokratike. Mjaft është mjaft, Edi Rama, Shqipëria nuk është pengu i juaj, por atdheu i të gjithë shqiptarëve. Shqipëria e re po agon me diell, e vjetra po humbet në errësirë. 





11:00 Opinione Ardi Stefa

Arkivoli në shesh

Arkivoli është një nga simbolet më të forta politike. Mund...

Lajmet e fundit nga