web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijojnë punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë/ Rama: Investim që afron qytetet

9 Korrik 2026, 08:05, Aktualitet CNA

Vijojnë punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë/ Rama: Investim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vijojnë punimet në aksin rrugor Elbasan–Rrogozhinë, një segment i rëndësishëm i Korridorit VIII, që synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe lidhjen mes qyteteve.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilësoi projektin si një investim strategjik, i cili do të ndikojë në rritjen e sigurisë rrugore dhe në forcimin e rolit të Shqipërisë si nyje lidhëse në rajon.

"Mirëmëngjes dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Aksi Elbasan–Rrogozhinë është pjesë e Korridorit VIII, një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, që pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, duke përmirësuar lidhjet me vendet fqinje./ CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga