web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rotacioni politik nuk është tragjedi kombëtare"/ Dervishi: Qeveria po shpërfill fjalët që thotë vetë

8 Korrik 2026, 22:23, Aktualitet CNA

"Rotacioni politik nuk është tragjedi kombëtare"/

Gazetari Lutfi Dervishi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koncertin që pritet të mbahet për pak ditë në Tiranë dhe alokimin e fondit nga buxheti i shtetit për zhvillimin e tij.

Në një emision televiziv, Dervishi u shpreh se qeveria po tallet me ndërgjegjen e njerëzeve. Ndër të tjera është shprehur se është anormale të barazohet Shqipëria me një parti politike apo një person.

Gjithashtu tha se një rotacion politik apo ndërrimi i një qeverie nuk kanë qendë ndonjëherë tragjedi kombëtare.

“Problemi është që këtu nuk ka rëndësi fjala. Ku shkon fjala e ministrit të Financave, ministres tjetër, deputetëve që thonë zero lekë nga buxheti i shtetit… Tani thonë “do kthehen mbrapsht”. Domethënë, të tallesh me ndërgjegjen normale të një njeriu. Nuk po flasim sa kthehen mbrapsht e sa do ikin. Ajo çfarë mbetet është kjo: këtu ka një mentalitet tjetër. Ne mund të bëjmë çfarë të duam. Ne e pranojmë që gabojmë, por nuk mendohet kurrë që ne mund të ikim nga pushteti. Dhe barazimi i një partie, një njeriu, me Shqipërinë. Kjo është komplet anormale dhe alogjike. Populli mund të gabojë, por populli është ai që i korrigjon shumë shpejt. Ikja nga pushteti, largimi, hapja e krahut, rotacioni i ka bërë PS-ja. Ka ndërruar 4-5 kryeministra. Nuk e gjeti gjë Shqipërinë. Vazhdoi proceset, eci përpara. Domethënë, nuk ka qenë tragjedi ndonjëherë ndërrimi i një kryeministri, as ndërrimi i një qeverie dhe as rotacioni politik. Po përjetohet si tragjedi kombëtare nëqoftëse ndodh një lloj ndryshimi”, tha Dervishi.

Gazetari tha më tej se qeveria po ndërmerr veprime komplet të kundërta në raport me atë se çfarë deklaron.  

“Protesta e ka dhënë mundësinë, 40 ditë po jep një mundësi, thotë “ne nuk kemi krijuar parti politike, nuk po kërkojmë të largoheni ju e të vijmë ne”. I ka dhënë një mundësi për të ndryshuar. Çfarë është ndryshimi? Këtu janë vetëm disa fjalë. “Po ju dëgjojmë, po mbajmë shënime”. Me veprime konkrete bëjnë të kundërtën. Dhe në këtë rast, kjo është simbolika e këtij veprimi. Nuk është thjesht çështja e 4 milionë eurove që mund të ishin blerë avionë për zjarrfikëse, apo të ishin bërë ambulanca, apo të ishin investuar në fusha të tjera. Nuk është thjesht kjo aritmetikë e buxhetit. Është thjesht gjesti që ti bën, që thjesht shpërfill edhe fjalën që ke dhënë vetë”, tha ai. /CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga