Policia reagon për vrasjen në Shkodër/ Zbulohen identitetet e viktimës dhe autorit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...

Në fakt, ai nuk donte. Realisht nuk donte. Por u detyrua. Halli. Çfarë t’i bësh hallit! Halli të përplas në derën e hasmit. Halli gjunjëzon edhe Kryeministrin.
E detyron të prekë fondin rezervë të qeverisë. Krejt në mënyrë të paligjshme. Por halli. E detyron halli. In extremis. Kështu e tha. Thënë shqip, në çastin e fundit. U detyrua.
Për të mos lejuar “anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë”. “Argument” pa argument.
Në fakt, Kryeministri nuk e ka hallin e koncertit, edhe pse po e përdor koncertin.
Për më tepër, koncertin e një gjysmë të çmenduri që adhuron Hitlerin. Një antisemiti të përzënë nga e gjithë Europa. Ai gjysmë i çmendur, në fakt, do të bëjë mirë të mos vijë në Shqipëri.
Dhe akoma më mirë do të bëjnë shqiptarët po të mos shkojnë në atë koncert. Nuk do të bëhen ortakë me Kryeministrin në shkeljen e ligjit.
Sepse në ligj nuk parashikohet që koncertet të financohen nga paratë e fondit rezervë të qeverisë.
Mirëpo, meraku i madh i Kryeministrit është të mos turpërohet Shqipëria.
Ky është i gjithë halli. Se, nëse dështon koncerti, sipas tij, turpërohet Shqipëria! Ndaj vendosi ta blejë koncertin. Për të blerë nderin, 4 milionë euro nder!
Sa kilogramë nder blihet me 4 milionë euro? Po një kilogram nder sa kushton? Apo nuk matet me kilogramë nderi, matet me litër, me metër, me çfarë?!
Nuk qenka edhe aq shtrenjtë. Nderi i blerë i Shqipërisë qenka më i lirë se një kullë në Tiranë. Qenka edhe shumë më i lirë se tuneli i vjedhur i Llogarasë! Qenka edhe shumë më pak se një kilometër rrugë nga ato që shemben pa u ndërtuar! Nuk krahasohet me qindra milionët e vjedhur me inceneratorët që nuk janë e me ata që janë e nuk punojnë.
Si ka mundësi që nderi është kaq lirë, vetëm 4 milionë euro?! Sepse në këtë vend ka gjëra të tjera më të shtrenjta. Ligjësitë e tregut. Ai i vendos çmimet.
Një ministër korrupsion kushton shumë më tepër. Kur ministri është edhe zëvendëskryeministër, ka kosto shtesë. Pastaj, varet se kush e blen.
Kur blerësi është një ministër, ka çmim më të shtrenjtë sesa kur blerësi është një kryetar bashkie. Ndërsa për deputetët ka bonuse. Në bonus përfshihen edhe biletat falas për koncertin.
Po për të sëmurët pse nuk ka bonuse? As për pensionistët? Nuk ka bonuse, sepse për ta ka radhë. Janë mësuar në radhë, le të presin.
Janë rreth njëqind fëmijë në vit që preken nga leuçemitë akute dhe lloje të tjera tumoresh, trajtimi i të cilëve kushton shumë më pak sesa koncerti i qeverisë.
Një lëvizje qytetare ka iniciuar një nismë ligjore, sipas së cilës shteti të marrë përsipër trajtimin e tyre në klinika të specializuara jashtë vendit.
Edhe pse e kanë nënshkruar mbi 33 mijë qytetarë deri tani, projektligji pret. Nisma është në radhë.
Sepse për fëmijët e sëmurë ka radhë. Gjendja e tyre nuk e plotëson kushtin “in extremis”, që ta detyrojë Kryeministrin të prekë fondin rezervë të qeverisë.
Koncerti është tjetër gjë. Është më i rëndësishëm. Ndaj fëmijët e sëmurë, prindërit dhe familjet e tyre duhet të presin. Kur t’ju vijë radha, në ju ardhtë!
Siç presin në radhë edhe dhjetëra e dhjetëra qytetarë të tjerë në korridoret e spitalit onkologjik që të vijë nilotinibi, daratumumabi, avastina, lomustina… Nuk janë emra këngëtarësh. Janë emra ilaçesh që mungojnë prej javësh e prej muajsh.
Mungesa e tyre nuk është emergjencë. Nuk është "in extremis". Të sëmurët presin.
Siç presin edhe pensionistët, jo vetëm në radhët e aboneve.
Siç presin edhe policët që i çojnë në luftë me kriminelët, të veshur me antiplumb që nuk i mbron nga plumbi.
Siç presin zjarrfikësit, me lopata në duar e krejt të pambrojtur, me paga qesharake e fyese për punën që bëjnë, të fikin flakët e zjarrit.
Se për to nuk ka kushte “in extremis” që të preket fondi rezervë i qeverisë, siç u prek për koncertin e një gjysmë të çmenduri.
Koncert në vitin 2026. Koncerti i nderit të blerë. 4 milionë euro nder!/ CNA
E drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelor...
Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri t...
Nuk ka nevojë të jesh gazetar për të mbrojtur veten nga ma...
Manipulimi mediatik nuk vjen gjithmonë me fytyrë të shëmtu...
Një titull i fryrë, një video e prerë në sekondën e duhur,...
Revista franceze, televizione gjermane, reportazhe italian...
Për një media që pretendon të kuptojë pulsin e publikut, k...
Një pjesë e zemërimit publik nuk lidhet vetëm me përmbajtj...
Kur shpallet një vendim i ri nga qeveria, reagimi i parë n...
Shkruajta në lidhje me rastin e dhunës, ku dy vajza rrihni...
Ka një kufi për varfërinë. Ka një kufi edhe për durimin. Por...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve dhe mediave bo...
Një tender i dyshimtë, një pasuri që nuk shpjegohet, një l...
Ngrihet pyetja: A kanë ndikim real investigimet gazetaresk...
Të flasësh për investigime gazetareske në Shqipëri pa folu...
Një tender i dyshimtë, një pasuri që nuk shpjegohet, një l...
Pasi votuan për të shkatërruar portet e Shqipërisë duke u ...
Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur publikut ...
Qe rastësi. Sa kisha mbërritur në Korçë e duke kaluar pran...
Arkivoli është një nga simbolet më të forta politike. Mund...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një burrë rapor...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e K...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën kur Rusia bombardoi Kievin për herë të tretë brenda ...
Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e mbylli samitin e NATO...
Trendi i kompanive gjermane që zhvendosen jashtë vendit po...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Sh...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026, Buxheti i Ministri...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...