web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U hetua për shkelje barazie në tenderë/ GJKKO pushon çështjen për ish-kreun e KPP-së

9 Korrik 2026, 12:29, Aktualitet CNA

U hetua për shkelje barazie në tenderë/ GJKKO pushon

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj. Raportohet se çështja është pushuar edhe për 4 zyrtarë të KPP-së.

Ai u mor i pandehur nga SPAK-u për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë apo ankande publike, kryer në bashkëpunim. 

Myzyraj u hetua në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro, të zhvilluar në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit, me gjatësi totale rreth 59 kilometra. 

Ai ishte pezulluar më herët nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme më 30 qershor të vitit 2025. /CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga