web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta për Aeroportin e Vlorës/ Balla në PE: Nuk është çështje mjedisore, por konkurrence

9 Korrik 2026, 11:54, Aktualitet CNA

Lufta për Aeroportin e Vlorës/ Balla në PE: Nuk është

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Parlamentin Europian, ka folur për çështjen e Aeroportit të Vlorës.

Balla është shprehur se lufta për këtë aeroport nuk është çështje mjedisore, por konkurrence.

“Keni bërë një ankesë në lidhje me Aeroportin e Vlorës. Duhet të dini që ka pasur një aeroport shumë kohë më parë që është ndërtuar nga italianët.

Ne na nevojitet një port në jugun e Shqipërisë dhe lufta s’ka të bëjë me çështjet mjedisore, por me konkurrencën. Thuhet se në Shqipëri nuk duhet të ketë aeroport në jug dhe e dimë arsyen, ne na duhet të kemi një aeroport në Jug.

Shpresojmë që vitin që vjen të kemi mundësi të fluturojmë nga Vlora në Strasburg. Do të propozoj që takimi të bëhet në Vlorë dhe do të propozoja që të bënin një takim faktmbledhës të gjithë bashkë, jo për të bërë politikë, jo për 'likes' dhe jo për të ndarë lajme në mediat sociale duke përdorur Shqipërinë për të parë si është situata në terren”, tha Balla./ CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga