Qeveria rriti me 108 milionë euro buxhetin për mbrojtjen e vendit
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026 Buxheti i Ministris...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026 Buxheti i Ministris...

Valët e të nxehtit nuk prekin të gjithë njësoj. Sipas ekspertëve të shëndetit, gratë janë më të ndjeshme ndaj temperaturave ekstreme për shkak të faktorëve biologjikë, hormonalë dhe socialë, duke u përballur më shpesh me lodhje, marramendje, afshe të nxehta dhe probleme kardiovaskulare.
Mjekja e përgjithshme e NHS-së, Dr. Nighat Arif, shpjegon se nxehtësia ekstreme përbën një "test stresi" për sistemin kardiovaskular të grave. Ndryshe nga burrat, gratë prodhojnë më pak djersë dhe fillojnë të djersiten në temperatura më të larta, duke e pasur më të vështirë të largojnë nxehtësinë nga trupi. Gjithashtu, temperatura bazë më e lartë e trupit dhe përqindja më e madhe e yndyrës trupore ndikojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj vapës.
Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, perimenopauzës dhe menopauzës e bëjnë edhe më të vështirë rregullimin e temperaturës së trupit. Gjatë menstruacioneve, ulja e estrogjenit dhe humbja e hekurit mund të shkaktojnë lodhje, marramendje dhe dobësi, ndërsa në menopauzë afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës mund të përkeqësohen ndjeshëm gjatë valëve të të nxehtit.
Edhe gratë shtatzëna konsiderohen grup me rrezik më të lartë. Rritja e nevojave metabolike, ndryshimet hormonale dhe ngarkesa shtesë mbi sistemin kardiovaskular e bëjnë organizmin më të prekshëm ndaj stresit nga nxehtësia, duke rritur rrezikun për komplikacione si për nënën, ashtu edhe për foshnjën.
Ekspertët theksojnë se përveç biologjisë, ndikim kanë edhe faktorët socialë. Gratë shpesh mbajnë barrën kryesore të kujdesit për familjen dhe, në shumë raste, përballen me kushte ekonomike më të vështira, gjë që mund ta bëjë më të vështirë mbrojtjen nga temperaturat e larta. Gjithashtu, duke qenë se jetojnë mesatarisht më gjatë se burrat, ato përballen më shpesh me rreziqet që sjell nxehtësia në moshë të avancuar.
Mjekët këshillojnë që gjatë valëve të të nxehtit të konsumohet sa më shumë ujë, të shmanget ekspozimi në diell gjatë orëve më të nxehta, të përdoren ventilatorë ose mjete freskuese, aktiviteti fizik të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në mbrëmje, si dhe të njihen shenjat e lodhjes dhe goditjes nga nxehtësia.
Sipas specialistëve, nevojitet më shumë ndërgjegjësim dhe politika të posaçme për mbrojtjen e grave nga efektet e motit ekstrem. Siç thekson Dr. Arif, "nëse e bëjmë siç duhet për gratë, e bëjmë siç duhet për të gjithë."/ CNA
SHBA-të kanë nisur një raund sulmesh ajrore kundër Iranit ...
Dy nxënëse janë plagosur rëndë pasi një 16-vjeçar i sulmoi...
Mund të thuhet se dita e fundit e samitit të NATO-s në Ank...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar zyrtarisht...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tronditur Samiti...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në sa...
Më shumë para për ushtrinë, më pak për gjithçka tjetër dhe...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë sulmesh ajrore...
Duka i Sussex dhe gjashtë të tjerë kanë humbur çështjen e ...
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e...
Presidenti i Ukrainës ka përdorur një fjalim në samitin e ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundë...
Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhu...
Lideri i Reform UK, Nigel Farage, njoftoi se po jep dorëhe...
Udhëheqësit e NATO-s po takohen në kryeqytetin turk, Ankar...
Një grua e dyshuar për kryerjen e sulmit me bombë të javës...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e K...
Tre persona që lëviznin të armatosur, mbanin armë në banes...
Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një k...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e mbylli samitin e NATO...
Trendi i kompanive gjermane që zhvendosen jashtë vendit po...
Valët e të nxehtit nuk prekin të gjithë njësoj. Sipas eksp...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026 Buxheti i Ministris...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...