web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdhunimi dhe vrasja e një 11-vjeçareje/ Tensione në Bengalin Perëndimor

9 Korrik 2026, 17:03, Kosova & Bota CNA

Përdhunimi dhe vrasja e një 11-vjeçareje/ Tensione në

Shteti indian i Bengalit Perëndimor është përfshirë nga protestat dhe tensionet e forta gjatë ditëve të fundit, pas ngjarjes tragjike të përdhunimit dhe vrasjes së një 11-vjeçareje. Trupi i pajetë i vajzës u gjet të dielën, vetëm një ditë pasi familja e saj kishte denoncuar zhdukjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Surjyapur, në periferi të Kolkatës, dhe ka shkaktuar zemërim masiv në popullatë. Protestat kanë degraduar në dhunë, ndërsa një turmë e zemëruar ka linçuar për vdekje një person të pafajshëm, duke e ngatërruar me autorët. Ndërkohë, policia ka njoftuar se një prej të dyshuarve kryesorë, Prabhash Mondal, u vra gjatë një përleshjeje me efektivët.

Krimi ka shkaktuar një përplasje të madhe politike, pasi opozita ka akuzuar qeverinë e re të Partisë Bharatiya Janata se nuk ka arritur të mbrojë gratë dhe vajzat. Partia BJP, e cila fitoi zgjedhjet në maj, e ka hedhur poshtë akuzën, por presioni është i lartë pasi siguria e grave ishte një nga pikat kryesore të fushatës së tyre elektorale.

Familjarët e viktimës kanë akuzuar rëndë policinë për mosveprim. Sipas tyre, kur kërkuan ndihmë në stacionin policor mbrëmjen e së shtunës, efektivët nuk i morën parasysh dhe i kthyen mbrapsht. Kanë qenë vetë familjarët dhe banorët ata që gjetën pamjet e kamerave të sigurisë ku dukej vajza në shoqërinë e Prabhash Mondal, i cili më pas u dorëzua te policia. Raportet mjekoligjore tregojnë se vajza mund të ketë qenë ende gjallë kur është hedhur në ujë.

Në një zhvillim të diskutueshëm, i dyshuari Prabhash Mondal mbeti i vrarë nga policia. Sipas versionit zyrtar të forcave të rendit, ai tentoi t'i rrëmbente armën një polici gjatë rikonstruksionit të vendngjarjes, çka çoi në reagimin e tyre. Ky veprim ka ngjallur dyshime te aktivistët e të drejtave të njeriut dhe politikanët opozitarë, të cilët e kanë cilësuar ngjarjen si "të dyshimtë" dhe në shkelje të ligjit.

Nëna e të dyshuarit, në një reagim të rrallë, u shpreh se nuk do ta pranojë trupin e të birit, duke deklaruar se ai e meritoi ndëshkimin për aktin e tmerrshëm që kreu.

Aktualisht, zona vijon të jetë nën masa të rrepta sigurie, me ndalim të grumbullimeve publike dhe shtim të forcave paraushtarake për të mbajtur rendin, ndërsa rasti po hetohet nga një grup i posaçëm hetimor.

 





Lajmet e fundit nga