web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta në Tiranë/ 9 shtetas procedohen penalisht për 3 vepra penale

21 Qershor 2026, 16:21, Kronika CNA

Protesta në Tiranë/ 9 shtetas procedohen penalisht për 3 vepra

Policia e Tiranës ka njoftur pasditen e kësaj të diele se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 protestues nga tubimi i djeshëm në kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasit: Sh. G., 32-vjeç, A. G., 56-vjeç, A. B., 25-vjeç, V. K., 28-vjeç, G. K., 30-vjeçe, A. K., 43-vjeç, E. S., 36-vjeç, A. K., 34-vjeç dhe R. Sh., 22-vjeç.

Sipas policisë, këta shtetas kanë qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit, si dhe kanë zaptuar hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”./CNA





Lajmet e fundit nga