web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skemë mashtrimi me pronat në Durrës/ 12 të proceduar, sekuestrohen 53 mijë metra katrorë tokë

10 Korrik 2026, 11:49, Kronika CNA

Skemë mashtrimi me pronat në Durrës/ 12 të proceduar,

Prokuroria e Durrësit ka zbardhur një skemë të sofistikuar tjetërsimi pronash, duke çuar në vendosjen e masave të sigurisë për 12 persona dhe sekuestrimin e 53 mijë metrave katrorë tokë në zonën bregdetare.

Hetimet nisën pas konstatimit të parregullsive në regjistrat hipotekorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Sipas organit të akuzës, grupi i përbërë nga qytetarë dhe punonjës të Kadastrës bashkëpunonin për të falsifikuar dokumentacionin e pronave.

Mekanizmi përfshinte heqjen e fletëve origjinale të regjistrave dhe zëvendësimin e tyre me fletë të falsifikuara, regjistrimin e pasurive shtetërore në emër të personave privatë përmes datash fiktive, përdorimin e numrave të referencës së dubluar për të shmangur gjurmimin, si dhe shitjen e mëtejshme të këtyre pronave te të tretët për të humbur gjurmët e krimit.

Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për 12 të hetuarit, ku 4 persona janë lënë në "Arrest me burg", 4 persona në "Arrest në shtëpi" dhe 4 të tjerë janë lënë me "Detyrim për t'u paraqitur". Përveç masave personale, Prokuroria ka sekuestruar 13 pasuri të paluajtshme me një sipërfaqe totale prej 53,000 m2, të ndodhura në zonën e Kallmit dhe NB Frutore në Durrës, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë dhe për të verifikuar raste të tjera të dyshimta në këtë zonë kadastrale./CNA





Lajmet e fundit nga