web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nëse më prekni, 1 000 raketa janë gati për lëshim"/ Paralajmërimi i Trump për Iranin

11 Korrik 2026, 08:47, Kosova & Bota CNA

"Nëse më prekni, 1 000 raketa janë gati për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani se çdo tentativë ndaj tij do të marrë një përgjigje të menjëhershme dhe shkatërruese nga SHBA.

Në një postim në platformën "Truth Social", Trump deklaroi se 1 000 raketa janë gati për lëshim kundër Iranit, duke shtuar se urdhrat për ushtrinë amerikane janë dhënë tashmë dhe se forcat amerikane janë të gatshme të veprojnë nëse kërcënimi ndaj tij bëhet realitet.

"1000 raketa janë të ngarkuara dhe të vendosura në shënjestër të Republikës Islamike të Iranit, me mijëra të tjera që do të pasojnë menjëherë, nëse Qeveria Iraniane vepron sipas kërcënimit të saj, të shprehur në shumë cepa të globit, për të vrarë ose për të tentuar të vrasë Presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë rast, MUA! Urdhrat janë dhënë tashmë, dhe Ushtria Amerikane është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë, për një periudhë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje, të shkatërrojë plotësisht të gjitha zonat e Iranit - LAVDERIMI I QOFTË ALLAHUT!", shkruan Trump në postimin e tij. 

Ndërkohë, sipas mediave amerikane, administrata Trump i ka dërguar Teheranit një ultimatum, duke kërkuar që Irani të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrimin ndërkombëtar dhe të angazhohet se do t’i ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare.

Sipas zyrtarëve amerikanë, mesazhi është përcjellë si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve rajonalë. Uashingtoni pret që Irani të japë një deklaratë pas takimit të ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, me homologun e Omanit në Muskat.

SHBA kërkon që Irani të garantojë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pa tarifa apo pengesa dhe ka paralajmëruar se refuzimi i këtyre kërkesave do të sjellë "pasoja serioze" për Teheranin.

Zhvillimet vijnë pas raportimeve të mediave amerikane se shërbimet e inteligjencës kishin marrë informacione për kërcënime të mundshme ndaj Trumpit. Uashingtoni i lidh këto kërcënime me zotimet e përsëritura të Iranit për hakmarrje pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani në vitin 2020. /CNA





Lajmet e fundit nga