Censura mediatike/ Si funksionon dhe format më të zakonshme
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Iranit të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrimin ndërkombëtar dhe të angazhohet për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare, si pjesë e negociatave që zhvillohen këtë të shtunë në Oman.
Sipas mediave amerikane, të cilat citojnë zyrtarë të paidentifikuar, Teherani u ka pranuar privatisht këshilltarëve të presidentit Donald Trump se sulmet ndaj anijeve tregtare ishin një gabim. Megjithatë, autoritetet iraniane thuhet se përgjegjësinë ia kanë atribuar një grupi radikal brenda vendit, i cili ka vepruar jashtë kontrollit të qeverisë.
Presidenti Donald Trump deklaroi se të dyja palët kanë rënë dakord të vazhdojnë dialogun, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve këtë javë në Ngushticën e Hormuzit, të cilin Shtëpia e Bardhë e konsideron shkelje të armëpushimit. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, reagoi përmes "X", duke theksuar se Irani "e ka mbajtur fjalën" në lidhje me armëpushimin dhe duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkeljen e marrëveshjes.
Në muajin qershor, SHBA-ja dhe Irani arritën një marrëveshje armëpushimi, e cila përfshinte edhe garantimin e kalimit të sigurt të anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Irani ka pranuar se një fraksion i vijës së ashpër brenda vendit ka tentuar të minojë negociatat duke sulmuar anijet tregtare. Një prej zyrtarëve citohet të ketë thënë: "Ata u rikthyen në tryezën e bisedimeve dhe thanë: 'Bëmë gabim. Le të vazhdojmë të bisedojmë'."
Delegacioni amerikan në bisedimet e Omanit pritet të drejtohet nga nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump. Në takim pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragchi. Ndërkohë, një delegacion nga Katari ndodhet në Iran për të zhvilluar bisedime me synim uljen e tensioneve dhe garantimin e sigurisë së lundrimit në Gjirin Persik.
Në një tjetër reagim, Trump shkroi në platformën Truth Social se Irani ka kërkuar vazhdimin e negociatave, por paralajmëroi se armëpushimi është konsideruar i përfunduar nga Shtetet e Bashkuara pas incidenteve të fundit. Presidenti amerikan gjithashtu reagoi ndaj raportimeve se Irani kishte hartuar plane për një atentat ndaj tij, duke deklaruar se çdo sulm i tillë do të përballet me një përgjigje të ashpër ushtarake nga SHBA.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndërsa zhvillimet e fundit po ndiqen me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar për ndikimin e mundshëm në sigurinë dhe tregjet globale. /CNA
Fati i Mojtaba Khamenei ka qenë një mister për iranianët d...
Policia britanike arrestoi një burrë me dyshimin për vrasj...
Policia britanike ka nisur hetime pasi ish-ministrja Ann W...
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi këtë të premte ...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë persona...
Patriot, Tomahawk, Starlink, F-35: siguria e Evropës ende ...
Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Helene është rrëz...
Niveli i kërcënimit për sigurinë detare në Ngushticën e Ho...
Pas përfundimit të samitit të NATO, presidenti i Turqisë R...
Shteti indian i Bengalit Perëndimor është përfshirë nga pr...
Çmimet e shtëpive në San Francisko janë rritur në nivele r...
Në seancën gjyqësore, ku palët paraqitën deklaratat hyrëse...
Shpërthimi i vullkanit Kanlaon në ishullin Negros të Filip...
Një zjarr në një fabrikë këpucësh në Kinën juglindore la p...
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti, e cila...
Ndërsa raportohen greva në Iran dhe Jordani, procesioni i ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizje...
Ditën kur Rusia bombardoi Kievin për herë të tretë brenda ...
Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e mbylli samitin e NATO...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Shërbimet e emergjencës në juglindje të Spanjës vijojnë pë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Iranit të d...
Fati i Mojtaba Khamenei ka qenë një mister për iranianët d...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...