
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron provat, si mban personat në arrest, apo arsyet pse kërkohet masa e sigurisë "arrest me burg", janë nga diskutimet më të mëdha që bëhen nga juristët sot në Shqipëri, por edhe nga politika dhe mediat.
Kuptohet, një pjesë e madhe e këtyre të fundit të paguara apo të lëshuar si mercenarë me pagesë nga segmente të caktuara të pushtetit, apo si përfaqësues të zërit opozitar për hall të Ilir Metës dhe Sali Berishës, apo mercenarë të Erion Veliajt nuk kanë hallin e një drejtësie me standarte dhe profesionalizëm nga organi I akuzës, ata sulmojnë se kanë të tjera halle.
Duke lënë me një anë këtë debat, sjellim një shembull të mirëfilltë kur SPAK-ut i bie reputacioni nga prokurorë që “shkëlqejnë” në një çështje dhe heshtin në një tjetër, ose e zgjasin dhe nuk i japin drejtim. Kanë standarte të dyfishta hetimore.
Zgjatja apo zvarritja e hetimit nuk është pa qëllim; kalojnë afatet hetimore, mbyllet çështja, pushohet, zgjatja çon në gjykim, humbin afatet dhe kjo ka një qëllim.
Le të hedhim një vështrim te rasti i prokurorit Dritan Prençi, i cili për të gjithë opinionin publik po bën një punë shumë të shpejtë në lidhje me hetimet e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi. Më pas, nëpërmjet telefonave të tij, janë gjetur komunikime dhe është hapur dhe hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Le të shikojmë në 6 muajt e fundit se çfarë ka bërë Dritan Prençi; kërkesë për heqje imuniteti, veprime në Gjykatën Kushtetuese, hetime të thelluara, qindra persona të thirrur dhe të pyetur pambarimisht.
Çdo javë publikohen një apo dy lajme për ish-zëvendëskryeministren, për biznesmenë që thirren për llogari të hetimit ndaj saj, për zyrtarë të tjerë të shtetit, e deri tek miqtë e fëmijërisë siç ishte rasti i ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Igli Tare. Në këtë rast themi se Dritan Prençi ka bërë detyrën në mënyrë profesionale. Provat që ka gjetur apo ka “gjetur” me skenar, fajësojnë apo jo Ballukun, do t'i shkojnë gjykatës. Kjo është ajo që dimë deri tani. Prenç është 'raketë' farë në hetime.
Shkojmë te rasti tjetër, që është edhe më flagranti me dokumenta publike, siç është çështja e inceneratorëve. I njëjti prokuror është komplet “zetor i vjetëruar me ingranazhe të ndryshkura”.
Dritan Prençi ka gati 6 vite që fle mbi dosjen hetimore të landfillit të Tiranës. U mjaftua me një grup kriminal, sipas dokumentave që shumica janë të nxjerra nga mediat, një pjesë të nxjerra nga CNA, një pjesë nga gazetarë të ndryshëm, por dhe nga aktivistë politikë, deputetë, ish-zyrtarë, e të tjerë.
Vetëm CNA i ka dorëzuar Prençit një “mal” me dosje. Bëhet fjalë për qindra faqe materiale, që janë sekuestruar në zyrat e CNA-së në vitin 2023.
Këto dokumente lidhnin Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton që nga takimet në Milano, në Holandë, lidhjet me administratorët tek dokumentet e ndryshimit të pronësisë, e-maile të ndryshme dhe shkresa zyrtare. Ndërsa deputeti Belind Këlliçi ka dorëzuar rreth 900 faqe në SPAK, me qindra dokumenta të tjera kanë çuar edhe ekspertët.
Dritan Prençi e ka lënë çështjen e inceneratorëve deri te gazetari Endrit Habilaj, që e ka futur pjesë të grupit të strukturuar kriminal. Një individ që shërbente në rolin e gazetarit, i paguar si mercenar, shpërndante reklama lart e poshtë, hidhte shkrime apo kronika pro inceneratorëve dhe kundër prokurorëve në media. Por nuk ishte njeriu që vendoste! Nuk ishte njeriu që e kërkoi qindra miliona euro tek qeveria ishte thjesht mercenar.
Përtej Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, janë një sërë emrash. Këta politikanë, me deklarime mediatike dhe zyrtare siç është rasti i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili ka theksuar publikisht se është ai që e ka kërkuar landfillin e Tiranës.


Është ai që e ka firmosur pa mbledhur Këshillin Bashkiak, pa marrë një vendim. Është ai që duhet ta monitoronte dhe supervizonte, ai që vuri të gjithë drejtorët e “famshëm” të bashkisë, një pjesë e mirë e të cilëve të dosjes 5D (të cilët disa u arrestuan), të firmosnin dokumentin me vulë të Bashkisë së Tiranës në lidhje me çështjen e dherave. Ngrinin dronë, inaguronte shkolla, ndërkohë Bashkia e Tiranës merrte makina nga kompania koncesionare.


Në një kohë kur landfilli nuk u ndërtua, kompania nuk kishte lekë, kërkoi kredi në disa forma dhe mënyra dhe nuk mundi ta siguronte për të ecur përpara me investimin. Përtej guackës dhe emrave të mëdhenj që u përfolën, fshihej Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Bashkë me ta, në këtë aferë ishte dhe Bashkia e Tiranës, institucioni kryesor përgjegjës.
Faktet nga hetimet e mëvonshme ndaj Erion Veliajt treguan se në kompjuterin e Ajola Xoxës u gjetën materiale në lidhje me kompaninë “MEG Albania”, veprimet dhe transaksionet e kryera prej saj në zyrat e shtetit.
Sot pas 6 vitesh nuk ka ende asnjë akuzë për Erion Veliajn në lidhje me inceneratorin e munguar, që nuk ekziston dhe Tirana është në prag të një katastrofe mjedisore. Me aferën e landfillit të Tiranës ku u paguan: rreth 130 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve, rreth 60 milionë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat që gjeneronte kompania nga biznesi privat, i cili në fund tarifat ua faturonte qytetarëve.
CNA do të sjellë një investigim tjetër në vijim, në lidhje me çështjen e landfillit të Tiranës dhe atë që Dritan Prençi e ka para syve dhe nuk e shikon.
Jo vetëm kërkesat zyrtare, por dhe lidhjet; nga makinat me qira që merreshin në kompani private, të lidhura me Blendi Gonxhen nga kompania koncesionare dhe këto mjete përdoreshin në fushatë nga Partia Socialiste në zgjedhjet e vitit 2021.
Kujtojmë se 2021-shi ishte vit elektoral dhe jo rastësisht, qindra miliona lekë hidheshin për reklama, sipas denoncimeve që ka bërë CNA me dokumente zyrtare.
Ne do të sjellim një investigim tjetër për të rikthyer vëmendjen tek çështja e inceneratorëve, për të rikthyer vëmendjen tek standardet e prokurorit Dritan Prençi, i cili çështjen e inceneratorëve kërkon ta varrosë.
Dhe ky është fakt, sepse nuk mund të na thotë as Dritan Prençi, as ndonjë tjetër, se ai është i paaftë, i pazotë dhe nuk ia del dot. Ja pra që me çështjen Balluku për 6 muaj me vrap po i jep drejtim, kurse me çështjen e inceneratorëve ka 6 vjet, nuk gjen dot rrugën!

E ka lënë tek Mireli, Klodi, Endrit Habilaj dhe biznesmenë të tjerë, disa mashtrues apo hajdutë, që gjetën një hapësirë dhe mbushën xhepat me taksat e shqiptarëve të varfër, duke mashtruar shtetin e duke vjedhur.
Po si e bënë vetë? A mund ta bënin dot vetëm Lefter Koka apo Alqi Bllako me një ministri që s'kishte fonde dhe investime?
S'kishte buxhet për të bërë landfille Ministria e Mjedisit. Nuk e bënte dot as Lefter Koka as Alqi Bllako as Arben Ahmetaj vetë.

Për të gjithë ata që mendojnë se inceneratorëve kapaku i është vënë me Lefterin apo Benin, se kapaku është Mireli me Klodin, po Erion Veliaj ku është? Se zotëria ka dalë me zë e me figurë, ka thënë: "E kam kërkuar unë, jam unë përgjegjës, kam shkuar atje."
Në kompjuterin e gruas së tij gjendet "MEG Albania"; Ajola Xoxa dhe studio e saj ligjore Low Partners janë të përfshira me individë të caktuar në çështjen e inceneratorëve, në zyrat e shtetit.
Dritan Prençi nuk vepron, nuk i shikon, nuk e zbaton ligjin.Nuk bën detyrën, ka dy standarte. Ja, ky është debati që duhet të lindë në publik për standardet e prokurorëve.
Pse për një çështje heton shumë shpejt dhe pretendohet profesionalizëm, dhe për një tjetër nuk heton fare, dhe çështja rrezikohet t'i kalojë të gjitha afatet ligjore? Kostot janë qindra miliona euro pasojat e pa korrigjueshme. Dritan Prenci vazhdon të drejtojë zetorin e tij në ccështjen e inceneratorëve kostot I paguajnë shqiptarët./CNA
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Emisioni “Stop” këtë të martë, më 2 qershor, trajton rasti...
Sot zhvillohet protesta e tretë e qytetarëve para Krye...
Problematika e radhës e transmetuar, këtë të hënë, më 1 qe...
Rasti i trajtuar këtë të hënë, më 1 qershor ka ndodhur në ...
CNA po publikon këtë të premte dokumentin që rrëzon përfun...
Në vitin 2022 në datat 17 deri në 21 Gusht Festa e Birrës ...
Gjykata Kushtetuese para tre ditësh ka dalë me një vendim ...
Idetë e marketingut nga kompanitë shqiptare jo pak herë ka...
Një mashtrues publik si Irfan Hysenbelliu kërkon të grabis...
Irfan Hysenbelliu ka mashtruar publikisht përmes media...
Më datën 11 mars, rreth tre muaj më parë, CNA dërgoi një s...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...