Idetë e marketingut nga kompanitë shqiptare jo pak herë kanë qenë të gabuara, abuzive dhe skandaloze, por rasti më i fundit nga kompania “Erzeni” duket se tejkalon çdo limit. Kjo kompani, në një video promovuese të publikuar pak ditë më parë, ka keqpërdorur imazhin e një grupi iso-polifonik dhe portretet e tyre i ka zëvendësuar me kokë lopësh.

“Erzeni, më të mirë nuk do të gjeni!”,-thuhet në moton e kompanisë, por më kot. Dhe rasti i kësaj fushate reklamimi e dëshmon qartë. Nuk mund të gjendet një reklamim më i dobët, denigrues dhe banal, me në qendër pikërisht elementët e traditës dhe kulturës së blerësit.
Nuk bëhet fjalë për një reklamë të thjeshtë për produktet e qumështit dhe nënllojeve të tij, por për një fyerje dhe tallje me kostumin popullor, traditën dhe kulturën e vendit.
Kompania "Erzeni" mbase ka harruar rastin e reklamimit të “Parmalat”-it në Spanjë, me klubin e Barcelonës, kur i ranë ndjeshëm edhe shitjet.
Ky, për “Erzenin”, është një tjetër vendim i gabuar dhe këtë duhet ta kuptojnë mirë, veçanërisht ata që e kanë aprovuar.
Ndoshta kjo kompani synon të tërheqë vëmendjen dhe të ndjellë reagim përmes këtij marketingu, por nuk duhet harruar se mund të sjellë edhe bojkot të produkteve.
Po sikur e gjithë Labëria të refuzojë produktet “Erzeni”, për shkak të fyerjes që iu bëhet atyre, përmes keqpërdorjes së imazhit të atyre që sot këndojnë atë që është thelbi i kulturës dhe traditës shqiptare.

Elementë e iso-polifonisë jo vetëm janë përdorur në një mënyrë të shëmtuar, por edhe përtej çdo lloj ndjeshmërie kombëtare.
Një postim i tillë, nuk është as në dukje e as në përmbajtje “viral” apo “trend”, pasi fyen drejtpërdrejtë një nga traditat shqiptare, që vlerësohet edhe më gjerë përtej Shqipërisë. Si e tillë, do të duhet të vihet re edhe nga organet kompetente.
Iso-polifonia popullore shqiptare është pjesë e listës së trashëgimisë botërore dhe në vitin 2005 u shpall nga UNESCO si "Kryevepër e Trashëgimisë Gojore dhe Jomateriale të Njerëzimit"./CNA
Një mashtrues publik si Irfan Hysenbelliu kërkon të grabis...
Irfan Hysenbelliu ka mashtruar publikisht përmes media...
Më datën 11 mars, rreth tre muaj më parë, CNA dërgoi një s...
Tirana ndodhet përballë një realiteti alarmant mjedisor, k...
Rasti i radhës i trajtuar në emisionin “Stop”, këtë të enj...
Rasti i publikuar sot, më 21 maj në emisionin “Stop” lidhe...
Problematika e radhës e publikuar në emisionin “Stop” në T...
Rasti i transmetuar këtë të mërkurë, më 20 maj në emisioni...
Në Njësinë Administrative Zall-Herr, në zonën e njohur si ...
Denoncimi i i trajtuar në emisionin “Stop” këtë të martë, ...
Rasti i radhës i trajtuar në emisionin “Stop”, në Tv Klan,...
Këngëtari amerikan me famë botërore, Kanye West, do të mba...
Vjedhja e markës, shitja e produkteve të paautorizuara, pa...
Në disa shkrime që CNA ka sjellë kohët e fundit kemi vënë ...
Siguria ushqimore në Shqipëri dhe garancia për produktet q...
Qendra Alert ka ngritur alarmin për mishin nga Brazili...
Qeveria i ka hapur rrugë ndërtimit të një resorti në ishul...
Emisioni “Plug” në investigimin e radhës ka shigjetuar biz...
Rasti i trajtuar sot, më 7 maj, në emisionin investigativ ...
Emisioni investigativ “Stop”, këtë të mërkurë, më 6 maj, t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...