Nazif Çela, artisti i mirënjohur i iso-polifornisë shqiptare, ka reaguar lidhur me skandalin e kompanisë “Erzeni”, që përmes një reklame për produktet që prodhon dhe tregton, ka keqpërdorur imazhin e këtyre grupeve që përfaqësojnë traditën e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çela shprehet se është e turpshme dhe zhgënjyese që përdorën elementët e traditës pa asnjë lloj ndjeshmërie.
Artisti thekson se jo çdo ide mund të përdoret për marketing, veçanërisht si në rastin konkret, kur shkelet mbi kulturën, krenarinë dhe autenticitetin e Shqipërisë.
“Është zhgënjyese kur një kompani përdor elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare vetëm për klikime dhe marketing banal, pa asnjë ndjeshmëri estetike, morale apo profesionale. Iso-polifonia labe nuk është dekor TikToku dhe as mjet për të shitur qumësht me figura lopësh të veshura me kostume popullore në mënyrë groteske. Ajo është një nga pasuritë më të rralla kulturore shqiptare, e njohur nga UNESCO, e lidhur me historinë, dhimbjen, krenarinë dhe identitetin e jugut të Shqipërisë. Ta reduktosh këtë trashëgimi në një reklamë të nivelit mediokër, me humor të sforcuar dhe estetikë artificiale, është jo vetëm mungesë profesionalizmi, por edhe mungesë respekti ndaj kulturës dhe publikut. Kur një kompani arrin në pikën që përdor simbolika kombëtare në mënyrë kaq të cekët, tregon se nuk ka as vizion kreativ, as standard etik, dhe as kuptim mbi përgjegjësinë që ka komunikimi publik”,-shprehet Çela.
Sipas Çelës, veç reklamës së shëmtuar, problemi qëndon te mentaliteti i gabuar, që e kthen folklorin në objekt talljeje.
“Problemi nuk është vetëm reklama “e shëmtuar”. Problemi është mentaliteti që qëndron pas saj: ideja se çdo gjë mund të përdoret për marketing, edhe kur deformon traditën dhe e kthen folklorin në karikaturë. Në vend që të promovonin kulturën shqiptare me dinjitet, autenticitet dhe finesë, kanë zgjedhur një qasje që duket amatore, e ekzagjeruar dhe pa identitet artistik. Një kompani serioze investon në kreativitet real, në mesazh, në estetikë dhe në respekt ndaj trashëgimisë. Këtu duket sikur e gjithë reklama është ndërtuar mbi sensacionin dhe absurditetin, pa menduar fare për ndikimin që krijon. Përdorimi i iso-polifonisë në këtë mënyrë nuk të bën “modern” apo “viral”; të bën të dukesh sikur nuk kupton as kulturën që po përdor dhe as publikun që po tenton të bindësh”,-thekson artisti.
Në fund, iso-polifonisti Çela nënvizon se ky rast i banalizimit të njërës prej krenarive shqiptare nuk duhet të kalojë pa u vënë re edhe nga organet kompetente.
“Është për të ardhur keq që në vend të një prezantimi dinjitoz të produkteve shqiptare, shohim përpjekje të dobëta për vëmendje, ku trashëgimia kulturore përdoret si sfond cirku. Kjo nuk është krenari kombëtare, është banalizim i saj. Për këtë denigrim publik të figurës së Nazif Çelës dhe përdorimin e papërshtatshëm të iso-polifonisë, do t’u drejtohemi organeve kompetente dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të drejtave të artistëve. TURP!”,-shkruan Çela./CNA
Partia Socialiste ka festuar sot në Korçë 35-vjetorin e kr...
Në shumë medie, kryesisht ato të paguara nga inceneratorët...
Vetëm pak ditë na ndajnë nga provimi i parë i Maturës Shte...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçiu ka deklaruar se deputetët...
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg kryebashkiakun...
Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj, dy biznesmenët e njoh...
Sali Berisha dhe Mero Baze duket se janë bashkë dhe ajo që...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Clevio” është paraqitu...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka reaguar lidhur me njoft...
Debatet vijojnë në komisionin për Reformën Territoriale. D...
Aksidentet rrugore shënuan rritje të lehtë në katër muajt ...
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territor...
Kryeministri Edi Rama iu është kundërpërgjigjur deklaratav...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së I...
Ministri Ervin Demo ka prezantuar në deklaratën për mediat...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar...
Tre ekstradime janë kryer ditën e sotme nga Shqipëria dhe ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka liruar nga burgu Bujar Abed...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi shprehet në një postim në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...