Përplasi me makinë të miturin në Elbasan që ndërroi jetë/ Caktohet masa e sigurisë për regjisorin
Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg regjisorin P...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi shprehet në një postim në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll, Pedro Sanchez kanë disa të përbashkëta.
Këlliçi shkruan se të dy i kanë familjarët nën akuzë, si të përfshirë në afera dhe abuzime.
Por sipas tij, ndryshimi është se në Spanjë denoncimet e organizatave, medias apo opozitës për familjarët e Kryeministrit, janë kthyer në akuzë konkrete.
Postimi i plotë:
Ngjashmëritë dhe dallimet mes Edi Ramës dhe Pedro Sanchez!
Pedro Sanchez ka disa të përbashkëta me Edi Ramën. Janë në forumet socialiste të Europës, kanë shpesh kontakte, madje tregojnë edhe solidaritet në kohë të vështira. Të dy i kanë familjarët nën akuzë, si të përfshirë në afera dhe abuzime.
Ndryshimi është se në Spanjë, denoncimet e organizatave, të medias apo opozitës për familjarët e Kryeministrit, drejtësia atje i ka marrë seriozisht dhe i ka kthyer në akuzë konkrete.
Vëllai dhe bashkëshortja e Sanchez janë të pandehur, dyshohen se kanë abuzuar me pushtetin që u buron nga lidhja me kreun e qeverisë. 2 vite më parë, Sanchez po bëhej gati të jepte dorëheqjen.
Edi Rama ato ditë bëri një reagim publik duke i thënë të mos tërhiqej, të mos stepej nga shpifjet. Pra sulmoi shoqërinë dhe drejtësinë spanjolle se po i binin në qafë shefit të qeverisë atje. Hetimet aktualisht janë thelluar dhe miku i Ramës është në ditë kritike!
Denoncimet, dyshimet dhe akuzat që janë këtu për familjarët e Edi Ramës, nga Xibraka te call-centerat e tenderat e AKSH-it, janë monstruoze në krahasim me ato të Spanjës, ku bëhet fjalë për shumë më pak abuzim.
Por këtu, drejtësia edhe pse i ka rrethuar fushat ku veprojnë familjarët e Kryeministrit, ka ngritur akuza dhe ka marrë masa ndaj disa personave, nuk arrin deri tek rrethi më i ngushtë i Kryeministrit.
Sepse Edi Rama, ndryshe nga Sanchez, kur nuk e dikton ose kontrollon drejtësinë, e shantazhon atë dhe përdor çdo instrument për ta penguar.
Vijmë kështu tek diferenca më e madhe mes dy miqve.
Drejtësia në Spanjë nuk ka asnjë problem të shkojë tek familja e kryeministrit, ndërsa këtu nuk guxon ta çojë nëpër mend, edhe pse aferat e përfshirja e tyre janë shumë më të rënda.
Ndryshe nga çfarë po ndodh në Spanjë, këtu drejtësinë duhet ta bëjnë qytetarët pasi regjimi ka imunitet dhe gëzon paprekshmëri. /CNA
Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg regjisorin P...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Reporterët pa Kufij (RSF) i janë përgjigjur deklaratave të...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, me 13 ak...
Mbi 10% e popullsisë që jeton në Shqipëri është në vështir...
Ish-komandanti i Flotës Detare, Vladimir Beja komentoi sot...
Emsioni “Inside Story” në Top Channel ka publikuar lidhjet...
Biznesmeni Gerond Meçe është një nga personazhet kyçe të d...
Emisioni “Inside Story” në Top Channel mbrëmjen e sotme ka...
Eurojust ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me ope...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Vëllezërit e arrestuar, Klement dhe Eldi Çala kanë dërguar...
Sekretarja e Përgjithshme e PPE, Dolors Montserrat ka zhvi...
Detyra për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike ka...
Një avokate dhe një përkthyese, u dërguan në gjyq nga Prok...
Kryepiskopi Joan ka përcjellë urimet e Tij për besimtarët ...
Nga mesdita e kësaj të mërkure, tregu i hidrokarbureve në ...
Shqipëria kalon një tjetër prag drejt BE-së, me konfirmimi...
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Ape...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...