web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kushtoni energji zgjidhjes së problemeve të lirisë së shtypit"/ Reporterët pa Kufij i replikojnë Ramës

28 Maj 2026, 09:48, Aktualitet CNA

Reporterët pa Kufij (RSF) i janë përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Në postim thuhet se në vend që Rama të përpiqet të provojë se indeksi i Reporterët pa Kufij është i gabuar, duhet të punojë për zgjidhjen e problemeve të lirisë së shtypit në Shqipëri.

Ndër të tjera thuhet se janë gati për një dialog mbi propozimet e tyre për të forcuar sigurinë e gazetarëve, për të mbrojtur pavarësinë e medias dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre në Shqipëri.

“Kryeministër Edi Rama, në vend që të përpiqeni më kot të provoni se #RSFIndex është i gabuar, ne propozojmë që ta kushtoni këtë energji zgjidhjes së problemeve endemike të lirisë së shtypit në Shqipëri. Me partnerët e saj vendas, RSF është gati për një dialog mbi propozimet e saj”, thuhet në postimin e Reporterët pa Kufij.

Dy ditë më parë kreu i qeverisë bëri një reagim për Reporterët pa Kufij, lidhur me çështjen e lirisë së medias në Shqipëri. Rama ndau një raport për një periudhë monitorimi prej 120 ditësh, që mbulon 106,962 artikuj në 47 media të monitoruara, kryeministri thotë se kjo dobëson tezën e mjedisit mediatik “të kapur”.

Ai shprehej se në këtë analizë pjesa e zërit të opozitës arrin në 68.2%, ndërsa dukshmëria e qeverisë qëndron në 31.8%. Kreu i qeverisë shkruan se kritika ndaj qeverisë e tejkalon mbulimin pozitiv me pothuajse pesë herë.

Kujtojmë se sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa KufijShqipëria ka shënuar rënie në radhitjen e vendeve për lirinë e medias. Vendi ynë renditej në vendin e 83 nga 180 vende në total, ndërsa vitin e kaluar ishte në vendin e 80-të.

Sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak. Më tej shtohet se gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar. /CNA





Lajmet e fundit nga