web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhjet e ish-numrit 2 të AKSHI-t me Gerond Meçen

27 Maj 2026, 21:51, Aktualitet CNA

Lidhjet e ish-numrit 2 të AKSHI-t me Gerond Meçen

Emsioni “Inside Story” në Top Channel ka publikuar lidhjet e ish-numrit 2 të AKSHI-t Daniel Shima me Gerond Meçen. Në publikimin e bërë nga “Inside Story”, thuhet se rezulton që subjektit të Gerond Meçes, “Advanced Bussines Solution” i janë faturuar 900 mijë euro nga kompania “M Tech” kjo e fundit rezulton nga hulumtimet një kompnai me vetëm dy të punësuar, pastruesja dhe administratorja.

Është pikërisht administratorja që zbulon lidhjet e Shimës me Meçen, pasi ajo njihet si një njeri i afërt me Shimën.

Një tjetër lidhje mes Shimës dhe Meçes, sipas publikimeve të “Inside Story” janë raportet financiare mes kompanive “ABS” dhe “Aluglass” kjo e fundit e kontrolluar nga njeriu i Daniel Shimës.

Emisioni në publikimin e bërë thotë se këto dy kompani do ndërtojnë dy kulla në Prishtinë, në bashkëpunim me subjektin “AESS” të kontrolluar nga shtetasja Migena Shrëder.

 

Publikimi i “Inside Story”

Kompania “M Tech” i faturon subjektit “Advanced Bussines Solution” plot 900 mijë euro.

Mes 1 qershorit të vitit 2017 deri më 3 janar 2019, “M TECH” lëshon 25 fatura shitjeje ndaj kompanisë “ADVANCED BUSINESS SOLUTION”. Vlera totale është 87 milionë lekë ose rreth 900 mijë euro. Pjesa dërrmuese e faturave janë identike, në vlerën 1,8 milionë lekë të reja. Më 2 nëntor të vitit 2018, bie në sy një faturë me vlerë prej 36,5 milionë lekësh ose rreth 370 mijë euro.

Hulumtimi zbulon se kompania “M Tech” kishte vetëm dy të punësuar. Administratoren Eleni Zhapa dhe pastruesen. Administratorja njohet si një prej njerëzve të afërt të Daniel Shimës, njeriut që ka lëvizur në prapaskenë fijet, që zotëron prona në vlera iliona euro përmes prestanomeve. Këtu zbulohet raporti i afërt mes Daniel Shimës dhe Gerond Meçes.

Raporti mes Gerond Meçes dhe Daniel Shimës bëhet edhe më i qartë, referuar raporteve financiare mes “ABS” dhe “Aluglass”. Më 24 maj 2022, kompania e xhamave faturon me plot rreth 160 mijë euro kompaninë e Meçes. Nuk dihet se çfarë shërbimi mund t’i ketë ofruar. Rpaorti mes “ABS” dhe “Aluglass” që kontrollohet nga njeriu i Daniel Shimës bëhet më evident përtej kufoijve. “inside Story” ka mësuar se kompania e lidhur me Shimën, po ndërton 2 kulla në Prishtin në bashkëpunim me kompnianë “ABS Kosova” dhe subjektin “AESS” të kontrolluar nga shtetasja Migena Shrëder.

 

Lidhjet e ish-numrit 2 të AKSHI-t me Gerond Meçen

 

 





Lajmet e fundit nga