Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Ape...
Shqipëria kalon një tjetër prag drejt BE-së, me konfirmimin për përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”. Por Brukseli kërkon prova konkrete.
Shqipëria kaloi të martën (26.05) një tjetër fazë kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së konfirmoi përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin "Themeloret”, që përfshin drejtësinë, të drejtat themelore, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Por krahas vlerësimeve për progresin në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, Bashkimi Europian dha mesazhin e qartë se faza më e vështirë nis tani, ajo e zbatimit të reformave.
Në konferencën në Bruksel, komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi reformën në drejtësi si një nga elementët kryesorë të progresit në negociata. Ajo vlerësoi procesin e vettingut dhe ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
"Kemi parë vettingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe që mund të bëhet institucioni më i besueshëm në Shqipëri” - u shpreh Kos.
Komisionerja europiane theksoi se përmbushja e objektivave të ndërmjetme nuk përbën fundin e procesit, por hyrjen në një fazë ku kërkohen rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.
"Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Pritet progres i mëtejshëm” - tha komisionerja. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt” – shtoi Kos.
"Fillimi i fundit” për negociatat
Kryeministri Edi Rama e cilësoi Konferencën e 8-të Ndërqeveritare si një tjetër "gur kilometrik” në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në konferencën e përbashkët me komisioneren europiane Marta Kos dhe përfaqësuesen e presidencës së Këshillit të BE-së, Marilena Raouna, Rama tha se Shqipëria ka arritur të hapë të gjithë kapitujt negociues brenda 11 muajve, një ritëm që ai e quajti rekord.
"Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në, dashuri e pashtershme, pa kushte. Kështu që ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por gjithashtu edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit” - u shpreh kryeministri.
Rama shtoi se progresi në negociata lidhet drejtpërdrejt me transformimin e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë në vend.
"Sot morëm konfirmimin e institucioneve shumë më të forta sesa një vit më parë. Një sistem drejtësie i fuqizuar dhe i pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë” – tha Rama.
Ambasadorët në Tiranë: Drejtësia përcakton rrugën drejt BE-së
Nga Tirana, ambasadori gjerman, Karl Bergner përshëndeti përmbushjen e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin "Themeloret”, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
"Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave europiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e "Fundamentals” përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së” - deklaroi ambasadori Bergner, teksa shtoi se Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori holandez Reinout Vos, i cili tha se miratimi i objektivave të ndërmjetme shënon një pikënisje për fazën e ardhshme të reformave.
"Respekti për pavarësinë e gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, janë parakushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE” - thuhet në reagimin e ambasadorit holandez.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat në qershor 2014. BE-ja mbajti konferencën e saj të parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022./ DW
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Ape...
Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot Kurb...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, k...
Myslimanët në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Be...
Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ndau sot detaje...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pretendimet e kompanisë “2A Gro...
Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, Lorena Arapaj ka...
Mijëra studentë janë mbledhur këtë të martë në Tiranë për ...
Merita Troka, e ëma e 25-vjeçarit Gersi Troka, ndau sot nj...
Gersi Troka, 25-vjeçari me sindromë Down, ishte sot pjesë ...
Episodi i sotëm i podcast-it “Ndryshe, por bashkë” që tran...
“Ndryshe, por bashkë”, podcasti më i ri në ekranet tuaja k...
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie për punon...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, i dënuari p...
Deputeti i PD-së, Blendi Himçi ka qenë sot në fshatin Meng...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është para...
Të gjithë ata që kanë ndjekur deklaratën e Kryeministrit R...
Me rastin e festës së Kurban Bajramit myftiu i Korçës, Led...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...