Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja/ Sa do të tregtohen nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Ministri Ervin Demo ka prezantuar në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, programin e ri “Rilindja 2.0”. Demo u shpreh se ky program synon ndërhyrje të gjera në territor dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal përmes 11 objektivave strategjikë.
Ministri u shpreh se program do të përqendrohet në ndërtimin e muzeve lokale, që do të jenë të fokusuara në identitetet që kanë zona të caktuara të Shqipërisë, ndërsa një tjetër fokus është përmirësimi i aksesit urban.
Sipas Demos, në fushën e transportit urban, synohet futja e autobusëve elektrikë në disa bashki.
Ndër objektivat e programit përfshihet zhvillimi i qyteteve inteligjente nëpërmjet smart city, përmes integrimit të sistemeve digjitale në shërbimet vendore.
Deklarata e plotë:
Sot kemi prezantuar programin e ri ‘Rilindja 2.0’ sa i përket ndërhyrjeve në territor dhe zhvillimit të qëndrueshëm rajonal.
Janë 11 objektiva strategjik që do të përfshihen në kuadër të këtij programi të ri, duke filluar me forcimin e identitetit lokal. Ky program në këtë kuadër do të fokusohet në ndërtimin e muzeve lokale, që do të jenë të fokusuara në identitetet që kanë zona të caktuara të Shqipërisë.
Përmirësimi i funksionalitetit dhe aksesit në zonat urbane. Këtu po fokusohemi në ndërtimin e parkimeve për të krijuar akses të qëndrueshëm në zonat urbane. Janë evidentuar 160 mijë metra katror sipërfaqe në 12 bashki që kanë një potencial deri në 15 mijë poste parkimi. Jemi fokusuar tek bashkitë që kanë jo thjesht intensitet urban të theksuar, por edhe flukse turistike të konsiderueshme duke marrë parasysh ritmin e rritjes së turizmit gjatë viteve të fundit.
Objektivi i tretë është rigjenerimi i ish hapësirave industriale në asete për komunitetin. Janë ish fabrika që janë privatizuar ose janë pjesërisht të privatizuar, ose janë plotësisht në pronësi shtet. Këto duhet ti rikthehen komunitetit, në fokus do të jenë shërbimet parësore që i vijnë në ndihmë komunitetit. Por duke parë edhe zhvillimin ekonomik lokal, duke u orientuar nëpërmjet startup-eve të reja që mund të përdorin këto asete.
Objektivi i katërt është rritja e standardeve të infrastrukturës publike, duke harmonizuar arkitekturën lokale me atë çfarë qytetet ofrojnë, duke krijuar potencial të ri zhvillimi për zona të caktuara. Këto fokusohemi në objekte publike që kanë të bëjnë me sistemin e edukimit, sistemin parauniversitar. Po punojnë me arkitektë vendas dhe të huaj që do ti vijnë në ndihmë bashkive me projekte.
Objektivi i pestë është nxitja e inovacionit. Nxitja e startupe-ve do të ketë një fokus lokal. Është e domosdoshme që të krijojmë një hartë dinamike për mundësitë që krijohen për të rinjtë, që të krijojnë bizneset e tyre.
Objektivi i gjashtë është përmirësimi i mjedisit urban përmes mbulimit të plotë të territorit për menaxhimin e mbetjeve. Në këtë kontekst po punojmë me shumë bashki sa i përket mbulimit të 100% të territorit, por edhe duke plotësuar ato standarde që do të jenë detyruese si rrjedhojë e integrimit në BE, duke filluar riciklimin dhe jo vetëm.
Objektivi i shtatë është transporti urban publik, jemi duke trajtuar një numër të konsiderueshëm bashkish që do të jenë model e kësaj nisme. Transporti do të jetë i bazuar në autobusë elektrikë. Bashkia e parë që do të pilotohet do të jetë brenda tre mujorit të fundit të këtij viti. Kjo do të jetë një mundësi transformimi rrënjësore për këtë shërbim në nivel lokal. Qeveria qendrore do ti vijë në ndihmë bashkive për të kaluar barrierën e parë sa i përket investimit kapital.
Objektivi i tetë është nxitja e jetesës së shëndetshme, nëpërmjet hapësirave të reja rekreative, sportive në nivel vendor. Janë evidentuar 140 spote për të krijuar këto pole të reja të cilat do të jenë të mbështetura edhe në bashkëpunim me partnerë të tjerë.
Objektivi tjetër është forcimi i kapaciteteve të bashkive sa i përket mirëmbajtjes së aseteve të cilat kanë territor. Këtu bëhet fjalë për ngritjen e një flote të re logjistike. Tani jeni në fazën e ekzekutimit të këtij procesi.
Objektivi i 11 është zhvillimi i qyteteve inteligjente nëpërmjet smart city. Kjo do të kërkojë në vetëvete një ndërthurje të sistemeve që sot bashkinë kanë në përdorim, edhe duke u ndërthurur me programin kombëtar sa i përket Smart City. /CNA
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar...
Tre ekstradime janë kryer ditën e sotme nga Shqipëria dhe ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka liruar nga burgu Bujar Abed...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi shprehet në një postim në...
Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg regjisorin P...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Reporterët pa Kufij (RSF) i janë përgjigjur deklaratave të...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, me 13 ak...
Mbi 10% e popullsisë që jeton në Shqipëri është në vështir...
Ish-komandanti i Flotës Detare, Vladimir Beja komentoi sot...
Emsioni “Inside Story” në Top Channel ka publikuar lidhjet...
Biznesmeni Gerond Meçe është një nga personazhet kyçe të d...
Emisioni “Inside Story” në Top Channel mbrëmjen e sotme ka...
Eurojust ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me ope...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Vëllezërit e arrestuar, Klement dhe Eldi Çala kanë dërguar...
Sekretarja e Përgjithshme e PPE, Dolors Montserrat ka zhvi...
Detyra për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...