
Në shumë medie, kryesisht ato të paguara nga inceneratorët, njerëzit e paguar nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, njerëzit e pushtetit, kryesisht Mero Baze, Carlo Bollino, por dhe në tallavatë e tjera të ekraneve u artikulua nga pseudoanalistë “të pavarur” se Erion Veliaj do të dilte nga burgu ditën e sotme me vendimin e Gjykatës së Lartë.
“Mund ta lënë në arrest shtëpie, se po e lanë në detyrim paraqitje, prokuroria thotë do na prishë provat. Po s’ka ça prova të prishë se janë mbledhur të gjitha. Nga ato përcaktime që u bënë në praktikën e unifikuar ka disa qëndrime që mund ta zbusin masën e Veliajt në ditët në vijim”, është shprehur Ervin Karamuço në një dalje televizive.
Madje Mero Baze, në publikimet e tij e quan fitore për Erion Veliajn, vendimin e Kushtetueses, më 25 maj.

Në të njëjtën linjë u shpreh sot përpara seancës dhe avokati Kujtim Cakrani, i cili u shpreh i bindur se Veliaj sot do të dilte nga qelia.
“Nëse Gjykata e Lartë i qëndron vendimit që ka marrë në Kolegjet e Bashkuara, Veliaj sot duhet të jetë në shtëpi. Sot duhet të tregojë që e ka pasur seriozisht vendimin”, tha Kujtim Cakrani te Top News.
Ndërsa gazetari Arsen Rusta në një artikull në web-in e tij, përpara seancës së sotme në Gjykatën e Lartë shprehej se Veliaj ishte drejt lirimit.

I bindur për lirinë e Veliajt është shprehur dhe avokati pa licencë Idajet Beqiri, i cili ka deklaruar se Gjykata e Lartë pas vendimit të Kushtetueses është e detyruar ta lirojë Veliajn.
“Gjykata Kushtetuese e ka quajtur antikushtetues vendimin e Shkallës Parë, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj Veliajt. Gjykata e Lartë është e detyruar të prishë vendimin e Apelit dhe Apeli është i detyruar të zbatojë vendimin e Kushtetueses, masa e tij do të hiqet dhe s’do jetë më në burg”, tha Idajet Beqiri 25 maj te Reporti.
Të gjithë këta njerëz që dalin dhe shprehen të bindur se Velliaj do të lirohet nga qelia dhe e "shesin" vendimin e Kushtetueses si fitore të kryebashkiakut, dalin dhe flasin në mediat e pushtetit dhe propagandës.
Ishin të paktë zërat që shihnin me gjakftohtësi dhe thoshin: për çfarë arsye? Një vendim unifikues apo një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt në të dyja arsyetimet e bëra publikisht, te i pari na thotë se shkarkimi i Veliajt ishte i padrejtë se nuk u dëgjua, por detyra e kryetarit të bashkisë vazhdon të ushtrohet sepse ai ka deleguar kompetencën, tek e dyta i thotë Gjykatës së Lartë, tani argumento ti pas vendimit unifikues, pse duhet mbajtur në burg Erion Veliaj.
Në fakt sot Gjykata e Lartë e la në burg kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili përpiqet të shpëtojë me skema dhe skenarë të ndryshëm. Por me sa duket ligji është një për të gjithë dhe Erion Veliaj mbahet në burg me 13 akuza të rënda penale dhe me një fakt shumë të rëndësishëm, duke qenë në detyrë ai prish provat.
Shumë juristë, avokatë, ish-gjyqtarë apo ish-prokurorë e kanë theksuar këtë dhe publikisht duke sqaruar se në rast se Erion Veliaj do të kishte një tërheqje nga detyra si kryetar bashkie, SPAK do ta kishte shumë të vështirë për të argumentuar mbajtjen e tij në burg dhe kjo do ta çonte në gjendje të lirë. Pasi duke ushtruar detyrën ai ka prishur provat dhe kjo është provuar, siç janë faktet e Klotilda Bushkës në më shumë se një rast.
Ku ndryshon rasti “Erion Veliaj” nga rasti “Karçanaj”?
Gjatë javëve të fundit, vendimi i Gjykatës së Lartë, më datë 7 maj, për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”, për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u përdor. Ky vendim u përdor nga mediet e kryebashkiakut dhe njerëzit e “bulevardit” të tij mediatik dhe ata të kanaleve kulluese të ujërave të bardha, por dhe ata të ujërave të zeza që u mungon dhe burrëria apo karakteri që t’i dalin për zot pronësive të medieve të tyre.
Gjobaxhinjtë të sponsorizuar dhe nga vëllai i kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliaj. Të gjithë këta dolën me një tezë: Meqenëse Mirlinda Karçanaj pati një ndryshim të masës së sigurisë, nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje” dhe ndaj kryebashkiakut Veliaj do të ndryshohej masa e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”, megjithëse ai kishte kërkuar “Detyrim paraqitje” për të ushtruar detyrën.
Argumente tallava mediatike, kanalet e ujrave të zeza që përzihen me ujërat e bardha, të sponsorizuar, militantë, injorantë, infantilë, të gjithë së bashku, zdromsa, këllira mediatike, të mbledhur, të përdredhur thanë se sot ishte dita e shpëtimit për kryebashkiakun e Tiranës.
Në fakt këtë e argumentonin më shumë dhe me vendimin e dhënë për Mirlinda Karçanajn. Po ku ndryshon?
Janë katër pika ku ndryshon çështja e Erion Veliajt me çështjen e Mirlinda Karçanajt dhe pse vendimi i gjykatës është i ndryshëm në rastin e ish-drejtoreshës së ASKHI-t.
Së pari, ish-drejtoresha e ASKHI-t nuk është në detyrë, por është larguar nga funksioni i saj dhe nuk rrezikon provat. Ndërsa Erion Veliaj vazhdon të qëndrojë në detyrë. Pikë kjo që sjell dhe ndryshimin e dytë, atë të prishjes së provave.
Është e faktuar se Erion Veliaj prish provat, në më shumë se sa një rast. Veliaj është në detyrë dhe prish provat, Karçanaj nulk është në detyrë dhe nuk i “helmon” dot provat.
Së treti, zonja Karçanaj është nënë e vetme, me fëmijë dhe i është dhënë një masë lehtësuese. Ndërsa Erion Veliaj nuk është prind i vetëm, përkundrazi gjatë kohës që ndodhet në qeli, bashkëshortja e tij është shtatzënë tashmë dhe pret një fëmijë tjetër.
Së katërti Erion Veliaj ka 13 akuza të rënda penale, Mirlinda Karçanaj i ka shumë më të pakta akuzat, ndryshe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili në fakt duhej marrë nën akuzë dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ashtu siç rekomandonte gjykata në rastin e Elman Abules.
Por me sa duket Ols Dado, i shumakuzuari nga mediet e Veliajt dhe Altin Dumani duket se paskan qenë më të butë se sa thuhet në publik./CNA
Vetëm pak ditë na ndajnë nga provimi i parë i Maturës Shte...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçiu ka deklaruar se deputetët...
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg kryebashkiakun...
Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj, dy biznesmenët e njoh...
Sali Berisha dhe Mero Baze duket se janë bashkë dhe ajo që...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Clevio” është paraqitu...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka reaguar lidhur me njoft...
Debatet vijojnë në komisionin për Reformën Territoriale. D...
Aksidentet rrugore shënuan rritje të lehtë në katër muajt ...
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territor...
Kryeministri Edi Rama iu është kundërpërgjigjur deklaratav...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së I...
Ministri Ervin Demo ka prezantuar në deklaratën për mediat...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar...
Tre ekstradime janë kryer ditën e sotme nga Shqipëria dhe ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka liruar nga burgu Bujar Abed...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi shprehet në një postim në...
Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg regjisorin P...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...