“Për inat s’e lëshoj”/ Skandali i sherrit mes kushërinjve për pronën, vendimi pa harta!
Rasti i transmetuar këtë të mërkurë, më 20 maj në emisioni...

Problematika e radhës e publikuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, këtë të mërkurë, më 20 maj, trajton denoncimin e qytetarit, Arben Myzeqari, në lidhje me një histori të gjatë përplasjesh ligjore dhe administrative në Fier, ku denoncuesi pretendon se, megjithëse pagoi rreth 113 milionë lekë për blerjen dhe legalizimin e një prone përmes ALUIZNI-t, sot ka mbetur pa pronën dhe pa paratë e tij.
Sipas tij, gjithçka nisi në vitin 2005, kur familja bëri vetëdeklarimin e objektit, një tavernë në Fier.
“Pikërisht në këtë vend ku jemi ne, ka qenë një objekt ekonomik, që ishte një aktivitet familjar, i imi, i nënës dhe i vëllait. Kemi bërë vetëdeklarimin e këtij objekti për legalizim në Bashkinë e Fierit atëherë dhe një vit më pas procedurat kaluan nga bashkia tek ALUIZNI.”
Më pas, në vitin 2011, ai nënshkroi kontratën me ALUIZNI-n dhe kreu pagesën për kalimin e pronës në emrin e tij, duke pritur legalizimin përfundimtar dhe certifikatën e pronësisë.
“Kemi paguar taksën e infrastrukturës 370 mijë lekë për objektin dhe një muaj e gjysmë mbrapa kemi paguar 113 milionë lekë. Shitësi në këtë rast ishte ALUIZNI Fier dhe blerësja ishte nëna ime e ndjerë, Marinaqi Pelari. Institucioni garantonte dhënien e lejes së legalizimit dhe certifikimin e kësaj prone, të truallit dhe të objektit. I kemi paguar direkt në dorë 113 milionë lekë me gjithë taksën e bankës.”
Por, ndërsa procesi ende nuk kishte përfunduar, një palë tjetër, që pretendonte pronësinë e truallit, ngriti padi për lirimin dhe dorëzimin e pronës. Sipas Myzeqarit, çështja u shqyrtua në të tre shkallët e gjyqësorit dhe gjykatat nuk i dhanë të drejtë palës paditëse, duke lënë në fuqi pretendimin e tij mbi objektin.
“Çudia më e madhe është se mirë që më kanë marrë truallin që e kam blerë 113 milionë lekë dhe ajo ka vajtur katërfish sot, pa marrë parasysh vuajtjet dhe avokatët që kemi paguar, por ka marrë dhe objektin. Unë s’kam pronë sot.”
Megjithatë, konflikti mori një tjetër kthesë në vitin 2018, kur objekti u shemb me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Fierit.
Pas prishjes së ndërtesës, në zonë u dha leje për një ndërtim të ri, ndërsa Myzeqari pretendon, se ai nuk mori asnjë kompensim dhe nuk iu kthyen paratë e paguara për legalizimin. Ai thotë, se ka depozituar kallëzime penale ndaj zyrtarëve, që i konsideron përgjegjës për këtë situatë dhe se projekti i ndërtimit është pezulluar pikërisht për shkak të këtyre procedimeve.
“Për mua kjo ishte një vjedhje dhe kam bërë kallzim penal në Prokurorinë e Fierit… Të gjitha çështjet dhe ato që kam çuar në SPAK , kanë ardhur në Prokurorinë e Fierit dhe Prokuroria e Fierit është totalisht hermetike. Nuk e di ku mund t’i gjej paratë, kur s’i gjen prokuroria…”
Prej vitesh ai endet nëpër gjykata dhe institucione, ndërsa ende nuk ka marrë një përgjigje, se çfarë ndodhi me pronën dhe me shumën, që pagoi./ Tv Klan
Rasti i transmetuar këtë të mërkurë, më 20 maj në emisioni...
Në Njësinë Administrative Zall-Herr, në zonën e njohur si ...
Denoncimi i i trajtuar në emisionin “Stop” këtë të martë, ...
Rasti i radhës i trajtuar në emisionin “Stop”, në Tv Klan,...
Këngëtari amerikan me famë botërore, Kanye West, do të mba...
Vjedhja e markës, shitja e produkteve të paautorizuara, pa...
Në disa shkrime që CNA ka sjellë kohët e fundit kemi vënë ...
Siguria ushqimore në Shqipëri dhe garancia për produktet q...
Qendra Alert ka ngritur alarmin për mishin nga Brazili...
Qeveria i ka hapur rrugë ndërtimit të një resorti në ishul...
Emisioni “Plug” në investigimin e radhës ka shigjetuar biz...
Rasti i trajtuar sot, më 7 maj, në emisionin investigativ ...
Emisioni investigativ “Stop”, këtë të mërkurë, më 6 maj, t...
Emisioni “Stop” mbrëmjen e djeshme, më 5 maj, transmetoi n...
Ditën e premte, më 8 maj, ora 14:00, në Gjykatën Administr...
Rasti i dytë i publikuar nga emisioni investigativ “Stop” ...
Rasti i publikuar sot, më 5 maj në emisionin “Stop” në Tv ...
Rasti i publikuar sot, më 5 maj, në emisionin “Stop”, në T...
Në redaksinë e CNA-së ka ardhur një denoncim i gjatë në li...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ditën e sotme, më 4 maj, trajt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...