Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Rasti i publikuar sot, më 5 maj në emisionin “Stop” në Tv Klan ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kamëz. Prindërit e nxënësve të klasës së parë kanë denoncuar sjelljen e papërshtatshme dhe problematike të mësueses kujdestare ndaj nxënësve, duke pretenduar se fëmijët ofendohen dhe bullizohen gjatë mësimit.
Sipas tyre, situata është shqetësuese dhe e papranueshme. Emisioni “Stop” ka ndjekur rastin për disa ditë, duke dokumentuar episode me gjuhë fyese dhe kërcënuese nga ana e mësueses.
Raportohet se ndaj nxënësve janë përdorur jo vetëm etiketime ofenduese (qorr, budalle, torollake etj.) dhe kërcënime me ndëshkime (Do ta mbush me 1-sha për Zotin! Vdeksha sot, do t’ju përjashtoj nga klasa!) por dhe mallkime të frikshme ndaj të vegjëlve (si: Vdeksh!).
Qasja e saj ka krijuar një atmosferë frike dhe presioni psikologjik në klasë, duke evidentuar kështu që aftësitë e saj pedagogjike për të trajtuar fëmijët e klasës së parë nuk ekzistojnë.
Komunikimi i mësueses me nxënësit:
Episodi 1
Mësuesja: Moj ti, vajzë, sa herë e ke lexuar? Çohu më, çohu në këmbë, mos më rri ashtu si skuth! Cohu! Sa herë e ke lexuar mësimin? Sa herë e ke lexuar mësimin? Po të pyes!
Nxënësja: 1 herë!
Mësuesja: 1 herë, vdeksh! Si mo, një herë?!
Mësuesja: 7 plus 6, sa bëjnë?
Nxënësit: 15!
Mësuesja: Sa re, sa?
Nxënësit: 13!
Mësuesja: 13, mo, nga i gjeti 15 kjo? Moj ti, torollake!
Mësuesja: 5 plus 9? Po lëri, mor fjalët thashë, ua… Ktheu re, para ti! Po s’e ngrita zërin, të më dali fyti mua, nuk mbushni juve. Kthehu para, mos m’i var turiçkat, se s’më bëhet vonë fare! Kthehu para Vxxxxx! Axxxx hajd’ përpara, mos të shof më mbrapa, se do të çoj në shtëpi! Kokë më kokë këta, ktheu para ti! Të paedukuar, të padisiplinuar jeni. Njëri flet, të gjithë urrurrru. Ç’a ke ti re, plasje, filloi dhe ky. Ik atje! Shpejt! Gabim! Gabim! Eeeej, ej stop! Majmun!
Mësuesja: Shyqyr Zotit E… lexoi, kjo…! Nuk e di, ti lexo dërr-dërr, mashtruese e madhe, lexo! Ditë për ditë kjo, hë, se ia hodha mësueses. Ja hedh vetes tënde. Ke lexuar?
Mësuesja: Ti boll! Do të vë ngjitësin te goja. Pusho! Mistrec! Ooo, s’të mbyllet goja. Pusho! Ose ik zhduku atje në fund, më lë rehat! Çohu, merre librin, çohu! Çohu, çohu, çohu! Hajde, atje do rrish përditë! Çohu! Ec! Vetëm! Kur flas unë, ti do pasosh fjalët e mia! 100 herë të kam thënë. Pa rri aty dhe rri mirë! Atëhere thamë, që shkronjat po na mbarojnë, nuk kemi… Mos qaj! Ç’a ke, që qan? As të vrava, asnjë gjë. Thjesht do rrish aty, të mësosh!
Episodi 2
Mësuesja: Hajd’, pastaj rendisni fjalët e fjalive! Ai, që… Jo e ke gabim, se ta mora kokën ta…! Shih këtu! Këtu po them! 4 herë, se kujt i flas ore, dëgjon, shikon të gjithë këtu!
Mësuesja: E rregullojmë shpejt e shpejt! Më kuptove A…? Je këtu, apo je në botën tënde të çudirave? Mere lapsin, duart lart! Mos u bjeri njëherë kokës bam, bam, bam, të vijë mëndja! Mos qaj kot! Kemi thënë, që diskutojmë, nuk qajmë, se po të qajmë, asnjëherë s’i kuptojmë, nuk zgjidhim asnjë gjë. Ta dini! Atëherë këtu A…, aa qaj, qaj, se po më bëhet vonë shumë mua, se qan ti! Pse qan kot, re? Ti je mësuar të kesh atë, t’i marrësh gati edhe ai të bëjë lla, lla, lla, tërë orën. Do rrish vetëm! S’ka më! Do rrish me një tjetër, jo me S…! Pse moj, me ty do merrem përditë unë?! Ec moj ti, vrit veten aty! Hajde vazhdojmë, bankë e parë!
Mësuesja: Mos e hap, moj vajzë! 4 orë rri, se do ta mbarosh, do ikësh në shpi. Mos e hap, se ta mora, ta hodha në kosh! Fute në çantë tani! Goca, në çantë! Në çantë, thashë. Vetëm bukën, të hahet, asnjë gjë tjetër!
Mësuesja: O N…, ç’a ke? Kujt i flas unë? Po ç’a tregosh? Unë po flas, po flas. Pse s’i bën ti këto, more? Pse s’i bën ti këto, mo dreq? Duke ecur, uu të hëngërt dreqi, të hëngërt! Mbaje mëndjen këtu! Lëri muhabetet! Vijnë dhe rrijnë, vetëm muhabet. Ç’a ke bërë më, ç’a ke bërë, ç’a ke bërë, ç’a? Ç’a janë këto, dil kot. Duke lëkundur krahët e ke këtu moj, o torollake! Sa të trashë, që janë këta! Duke ecur, po ecën goca. Ky po kërcen, ti dëgjon mirë nga veshët ti? Hë, duke ecur është kjo, se nuk më shikoni mua, po oooo flisni kot. E të gjithë gabim i keni bërë. Ç’a ke lidhur më, ç’a? Sytë e tu, që të dalin ty!
Mësuesja: Ok! I ke këto, o budallë, ja, ku e ke! Unë mund, ç’a t’i bëjmë rosakut. Ee nuk shikon ti, qorr je ti këtu? Auuuu ia bën gjithë ditën, më vjen shumë keq, hë. Ajo thotë tërheq, ky thotë tërheç. Ta mora atë ç-në, e di, ku ta.., ç-në?
Mësuesja: Ç’a është ai lapsi? Ku e ke marrë këtë? Qorr, ç’ne te makina aty, moj? Moj! Kuptoni ju, uaaa..! O kopshti, edhe njëherë më ndiqni mua! O kopshti! Unë mund ta shtyj, ose ta tërheq makinën-lodër. O shtyj, o tërheq. Si mund..! Pusho ti! Ju hëngërt dreqi, ju hëngërt! Kush është? Hë?/ Tv Klan
Rasti i publikuar sot, më 5 maj, në emisionin “Stop”, në T...
Në redaksinë e CNA-së ka ardhur një denoncim i gjatë në li...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ditën e sotme, më 4 maj, trajt...
Ndërsa e gjithë bota feston 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare t...
Në redaksinë e CNA ka ardhur një denoncim nga fshati Muhur...
Në Tiranë po bëhet kërdia me hedhjen e dherave dhe IKMT, i...
CNA një ditë më parë, më 28 prill, denoncoi një ngjarje, n...
Shtrati i lumit të Tiranës dhe Rruga e Arbrit po përballen...
Të tjera dyshime të forta mbi vërtetësinë e CV-së publike ...
Prej disa ditësh CNA ka raportuar në lidhje me një skandal...
I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, i akuzuar për veprë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 13 prill në Durrës, ku s...
Tri ditë më parë, konkretisht më 25 prill, në Cirkun Ko...
Siç duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese q...
Në një tjetër investigim, CNA ka zbuluar një skandal që ka...
Media investigative “Follow The Money” ka publikuar një ar...
Në tregun shqiptar qarkullojnë me dhjetëra etiketa vere të...
Skandali i Eriola Hoxhës ka marrë përmasa të reja. Denonci...
Problematika e radhës e transmetuar në emsionin “Stop”, mb...
Rasti i sotëm, më 22 prill në emisionin investigativ “Stop...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...