Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Tri ditë më parë, konkretisht më 25 prill, në Cirkun Kombëtar ka ndodhur një aksident, ku e prekur ka mbetur një vajzë e mitur, 12-vjeçare.
Gjatë zhvillimit të shfaqjes, në prapaskenë, një kundërpeshë hekuri ka rënë në kokën e së miturës.
E mitura u transportua me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën trajtim mjekësor.
Për këtë ngjarje ka pasur një heshtje totale nga institucionet të cilat janë të përfshira në një skandal.
Ky aksident në vendin e punës është mbajtur i fshehtë dhe ngjarja nuk është raportuar nga asnjë institucion përgjegjës.

Përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që drejtohet nga Blendi Gonxhe, e cila ka ndërhyrë që ngjarja të mbahet e fshehtë.
Aksidenti nuk është raportuar pasi përgjegjësia bie mbi ministrinë e Gonxhes, e cila nuk ka verifikuar kushtet e sigurisë dhe ka tentuar të fshehë krimin.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë në mjetet që përdoren në Cirkun Kombëtar.
Skandaloz është fakti që institucionet heshtin përballë një ngjarjeje të tillë, e cila mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda për jetën e së miturës apo për çdo punonjës tjetër në atë institucion.
Denoncimi për këtë aksident është bërë në rrjetet sociale nga Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias së Shqipërisë e cila ka bërë publik rastin, duke ngritur alarmin se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksident, por është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së standardeve reale të sigurisë, neglizhencës institucionale, mungesës së kontrollit teknik, përdorimit të ambienteve të papërshtatshme për aktivitet cirku dhe bashkëpunimeve të paqarta me subjekte të jashtme, pa garanci sigurie.
Kjo është një sirenë alarmi për faktin se si fshihet një aksident i tillë ku është rrezikuar jeta e një të miture dhe ministria e Gonxhes tenton ta fshehë krimin.
“28 Prilli nuk është formalitet por është alarm për jetën në punë.
Në këtë 28 Prill, Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, të promovuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, ne nuk kemi luksin të bëjmë deklarata formale.
Sepse vetëm pak ditë më parë, në ambientet e Cirkut Kombëtar, ndodhi një aksident që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.
Gjatë zhvillimit të një shfaqjeje, në prapaskenë, një kundrapeshë hekuri ka rënë në kokën e një vajze 12-vjeçare.
E mitura u transportua me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën trajtim mjekësor.
Kjo ngjarje nuk është thjesht një aksident. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së standardeve reale të sigurisë, neglizhencës institucionale, mungesës së kontrollit teknik, përdorimit të ambienteve të papërshtatshme për aktivitet cirku dhe bashkëpunimeve të paqarta me subjekte të jashtme, pa garanci sigurie.
Fakti që e mitura nuk i përket strukturës së Cirkut Kombëtar, por një studioje private, e rëndon edhe më shumë situatën dhe kërkon transparencë të plotë mbi mënyrën se si zhvillohen këto aktivitete.
Shkelja më e rëndë është heshtja institucionale. Deri në këto momente, nuk rezulton të jetë kryer njoftimi i Policisë së Shtetit dhe njoftimi i Inspektoratit Shtetëror të Punës.
Kjo nuk është thjesht mungesë reagimi. Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e detyrimeve ligjore. Mosraportimi i një aksidenti me të mitur në ambient pune është i papranueshëm dhe ngre dyshime serioze për tentativë fshehjeje të ngjarjes.
Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias së Shqipërisë i bën thirrje, Policisë së Shtetit, Inspektoratit të Punës, Ministrisë përgjegjëse për kulturën dhe çdo institucioni përgjegjës që të ndërhyjnë menjëherë për hetimin e plotë të ngjarjes, verifikimin e kushteve të sigurisë në Cirkun Kombëtar dhe zbardhjen e përgjegjësive institucionale dhe individuale.
I urojmë shërim të shpejtë vajzës dhe kërkojmë që kjo ngjarje të trajtohet me seriozitetin maksimal”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias së Shqipërisë./ CNA
Siç duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese q...
Në një tjetër investigim, CNA ka zbuluar një skandal që ka...
Media investigative “Follow The Money” ka publikuar një ar...
Në tregun shqiptar qarkullojnë me dhjetëra etiketa vere të...
Skandali i Eriola Hoxhës ka marrë përmasa të reja. Denonci...
Problematika e radhës e transmetuar në emsionin “Stop”, mb...
Rasti i sotëm, më 22 prill në emisionin investigativ “Stop...
Pjesë e pasurisë së sekuestruar nga SPAK, Mirlinda Karçana...
Një pasuri e paluajtshme në zonën e Saukut, Tiranë, me sip...
Të tjera detaje janë zbardhur nga hetimet e SPAK në lidhje...
SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtoreshës së AKSHI-t...
Një hetim i detajuar ka zbuluar dyshime të forta për parre...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtoh...
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar nj...
Jet Bank është një institucion i ri bankar online, i cili ...
Rindërtimi i banesës së 94-vjeçarit, Nikoll Kolaj, të dëmt...
Të udhëtosh me autobusët urban të Tiranës duhet të jesh i ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...