SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanajt. Karçanaj dyshohet se ka përfituar disa pasuri në mënyrë të paligjshme.
Pasi hetimet treguan si përfitoi apartamentin në rrugën Dervish Hima në mes të Tiranës, CNA po sjell hetimet që janë kryer në lidhje me një tjetër apartament që dyshohet se është përfituar nga Karçanaj, si produkt i drejtpërdrejtë i veprës penale të korrupsionit pasiv prej të hetuarës, si rezultat i veprimeve të saj në cilësinë e drejtueses së institucionit të AKSHI-t.
Bëhet fjalë për pasurinë: ZK: 8380, Pasuria: 6/10+5-45, Indeksi i hartës: TR-O-11, Volumi: 5, Faqe:47 konkretisht pasuria e ndodhur në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2.
Sipas të dhënave në dosjen e siguruar nga CNA, nga këqyrja e sistemit ASHK dhe RNSH, për pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetases Mirlinda Karçanaj, ka rezultuar se ndër të tjera, në rubrikën "arkiva e re", në dokumentet për shtetasen Mirlinda Karçanaj, evidentohen ndër të tjera pasuria e paluajtshme me të dhënat e mësipërme. (ZK: 8380, Pasuria: 6/10+5-45, Indeksi i hartës: TR-O-11, Volumi: 5, Faqe:47 konkretisht pasuria e ndodhur në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2.)
Si ka përfunduar prona te familjarët e Mirlinda Karçanajt?
Të dhënat në dosjen hetimore të siguruar nga CNA, tregohet hap pas hapi se si janë bërë shitjet dhe blerjet e kësaj prone.
Pjesë nga dosja hetimore
Nga këqyrja e sistemit RNSH rezulton se në vitin 2017, është nënshkruar Kontratë shitje, me nr. Rep: 303 dhe nr.kol: 130, dt. 08.03.2017, me palë shitëse: Bledar Ilir Likaj dhe palë blerëse: Rafael Merçan Bistri, me 2 (dy) fletë. Në kontratën e shitjes parashikohet se apartamenti në zonën kadastrale 8380, me nr.pasurie 6/10+5-45, vol.5, fq.47, me sip. 73.5m2, i ndodhur në rrugën e "Kavajës", do të shitet në vlerën 78.380 (shtatëdhjetë e tetë mijë e treqind e tetëdhjetë) euro, shumë e cila do të kalojë në llogarinë shtetasit Marlind Ilir Likaj, pranë BKT.
Në vijim, po në sistemin RNSH, u bë verifikim i thelluar për akte noteriale të nënshkruara nga shtetasi Rafael Merçan Bistri (blerësi i kësaj pasurie), nga viti 2017 e në vijim, nga i cili rezultuan me interes aktet noteriale si më poshtë:
Kontratë huaje, me nr. 1773 rep dhe 622 kol, datë 07.03.2017, me palë huadhënëse shoqërinë tregtare "Forensic-Lab", përfaqësuar nga adminsitratori Erisa Malenllari, me objekt dhënëien hua pa interes, të shumës prej 30.000 (tridhjetë mijë) euro, huamarrësit Rafael Bistri, me afat deri në 07.03.2019.
Kontratë huaje, me nr. 1773 rep dhe 622 kol, datë 07.03.2017, me palë huadhënëse shoqërinë tregtare "Fastech" sh.p.k, përfaqësuar nga adminsitratori Andis Papa, me objekt dhënëien hua pa interes të shumës prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) euro, huamarrësit Rafael Bistri, me afat deri në 07.03.2019.
Kontratë shitblerje (pasuri e paluajtshme), me nr. 399 prot dhe 124 kol, datë 30.05.2018, me palë shitëse Rafael Bistri dhe Eda Bistri (bashkëshortja), dhe palë blerëse znj. Enxhi Shima, me objekt: shitja e pasurisë së paluajtshme të llojit "Apartament", me nr.pasurie 6/10+5-45, zona kadastrale 8380, me sip.73.5 m2, me adresë rruga "Kavajës", h.5, k.4, ap 45, Tiranë, në shumën 48.000 (dyzet e tetë mijë) euro.
Nga analizimi i dokumentacionit të cituar më sipër, dokumentohet se më datë 7 Mars të vitit 2017, shtetasi Rafael Bistri ka marrë hua shumën prej 80.000 (tetëdhjetë mijë) euro, nga Erisa Malenllari dhe Andis Papa, dhe më datë 8 Mars 2017, ka nënshkruar kontratën e shitjesblerjes së pasurisë së paluatjshme, pronë të cilën, rezulton se ky shtetas ja ka shitur rreth 1 vit më vonë, nëpërmjet Kontratës së shitblerjes (pasuri e paluajtshme), me nr. 399 prot dhe 124 kol, datë 30.05.2018, shtetases Enxhi Shima (e motra e shtetasit Daniel Shima).

Shtetasja Enxhi Shima, motra e Daniel Shimës ka lidhur kontratë shitje me Gjenovefa Karçanajn e cila është nëna e Mirlinda Karçanajt.
Kjo pasuri është blerë për vlerën 5.000.000 (pesë milion) lekë të rinj. I njëjti apartament i cili është blerë nga shtetasi Rafael Bistri për shumën 78.380 (shtatëdhjetë e tetë mijë e treqind e tetëdhjetë) euro në muajin Mars të vitit 2017 (me fonde të përfituara nga Erisa Malenllari dhe Andis Papa), i është shitur të ëmës së shtetases Mirlinda Karçanaj (Gjinovefa Karçanaj), në muajin Maj të vitit 2019, për vlerën 5.000.000 (pesë milion) lekë, pra rreth 3.000.000 (tre milionë) lekë ose 30.000 (tridhjetë mijë) euro më lirë se sa çmimi fillestar i blerjes.
“Më tej, nga analiza kronologjike e veprimeve të kryera mbi këtë pronë, rezulton se shtetasja Enxhi Shima, ka lidhur Kontratës e shitjes, me nr. Rep: 644 dhe nr.kol: 245, dt. 15.05.2019, me palë shitëse: Enxhi Shima dhe palë blerëse: Gjenovefa Ilia Karçanaj, me objekt shitjen e pasurisë së paluajtshme të llojit "Apartament", me nr.pasurie 6/10+5-45, zona kadastrale 8380, me sip.73.5 m2, me adresë rruga "Kavajës", h.5, k.4, ap 45, Tiranë, në shumën 5.000.000 (pesë milion) lekë.
Në përfundim, analizohet se i njëjti apartament i cili është blerë nga shtetasi Rafael Bistri për shumën 78.380 (shtatëdhjetë e tetë mijë e treqind e tetëdhjetë) euro në muajin Mars të vitit 2017 (me fonde të përfituara nga Erisa Malenllari dhe Andis Papa), i është shitur të ëmës së shtetases Mirlinda Karçanaj (Gjinovefa Karçanaj), në muajin Maj të vitit 2019, për vlerën 5.000.000 (pesë milion) lekë, pra rreth 3.000.000 (tre milionë) lekë ose 30.000 (tridhjetë mijë) euro më lirë se sa çmimi fillestar i blerjes” thuhet në dosje.

Më tej në dosje theksohet se, nga pyetja e shtetasit Rafael Bistri, lidhur me rrethanat e blerjes së kësaj pasurie të paluajtshme dhe shitjen e saj tek motra e shtetasit Daniel Shima (shtetases Enxhi Shima), ai deklaroi në mënyrë të përmbledhur se nuk ishte fare në dijeni dhe nuk mbante mend asnjë rrethanë se si ishte nënshkruar kjo kontratë, për çfarë vlere ishte blerë apo qoftë për vendodhjen e kësaj pasurie.
Pasi ju vu në dispozicon dokumentacioni lidhur me marrjen e shumës prej 80.000 (tetëdhjetë mijë) euro hua nga shtetasit Erisa Malellari dhe Andis Papa, nëpërmjet dy deklaratave noteriale të nënshkruara në të njëjtën ditë me nënshkrimin e kontratës së blerjes së pasurisë, ai deklaroi se i kishte dëgjuar këto emra në tavolina ku kishte qëndruar me shtetasin Ermal Beqiri dhe se mund t'i kishte takuar ato, por nuk arriti të japë asnjë shpjegim lidhur me rrethanat e marrjes së këtyre shumave hua nga këta shtetas.
Sipas hetimeve vlera reale e transaksionit të kryer për blerjen e këtij apartamenti është rreth 160 000 euro dhe jo sa është deklaruar në aktet noteriale, ku vlera prej 80 000 euro është paguar në cash nga e hetuara Mirlinda Karçanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Bazuar në provat e mësipërme konkludohet se kjo pasuri është produkt i drejtpërdrejtë i veprës penale të korrupsioniv pasiv prej të hetuares Mirlinda Karçanaj, si rezultat i veprimeve të saj në cilësinë e drejtueses së institucionit të AKSHI-t./ CNA
Një hetim i detajuar ka zbuluar dyshime të forta për parre...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtoh...
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar nj...
Jet Bank është një institucion i ri bankar online, i cili ...
Rindërtimi i banesës së 94-vjeçarit, Nikoll Kolaj, të dëmt...
Të udhëtosh me autobusët urban të Tiranës duhet të jesh i ...
Një denoncim për abuzimet me lejet ndërtimore dhe ndërtime...
Edhe pse sot nuk është data 1 prill, simbolika e saj mund ...
Dosja “5D” është një nga dosjet më famoze të zbuluara ndon...
Rasti i sotëm na çon në Elbasan dhe ka në qendër pacienten...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA për dëmtimin ...
Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Sto...
Një tjetër skandal u trajtua në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Abuzime të tjera janë raportuar në bashkinë e Tropojës. Në...
Partia Socialiste dhe Demokratike janë ulur në diskutime p...
Abuzimet me tenderët nuk kanë të ndalur në Bashkinë e ...
Një situatë problematike raportohet me grumbullimin e mbet...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...